Loading...

MENDIMI I PLATONIT DHE ARISTOTELIT PÊR FORMAT LETRARE

Albert Mustafa
Student i studimeve postdiplomike 
Master, Letërsi shqipe

Platoni (427-347 p. e. s)

Filozofi i madh antik Platoni (427-347 p. e. s), emri i të cilit në greqisht do të thotë  i “gjerë”, nxënës i Sokratit dhe mësues i Aristotelit, është një nga filozofët më të gjërë e më origjinalë të antikitetit.
Platoni konsiderohet si një nga filozofët më të mëdhenj e më konsekuentë të të gjitha kohëve. Koncepti I tijfilozofik bazohet mbi idetë, të cilat, sipas tij, janë absulutee të amshueshme. Idetë dhe jo realiteti matrial thoshte Platoni janë të vetmet forma substanciale të botës, kurse  ideja e së mirës është më e larta në mbretërinë e ideve.
Vepra më e plot e Platonit është Shteti (Republika), në të cilën ai ngriti projektin e tij mbi shtetin ideal, të udhëhequr nga filozofët. Vepra tjera janë: Ijonio se Mbi Iliadën, Kritoni, Fedoni, Elozhi I dashurisë ose Simpoziumi, Hipiasi I madh etj.






Aristoteli (384-322 para erës sonë)

Aristoteli (384-322 para erës sonë), nxënës i Platonit dhe mësues i Aleksandrit të Madh, themelues i një shkolle filozofike të quajtur shkolla peripatetike (nga greqishtja peripatetin me shëtit), është filozofi më i madh i antikës dhe njëri nga filozofët  më të mëdhenj të të gjitha kohëve.
Pikëpamjet e tij mbi letërsinë Aristotli i shprehu kryesisht te Poetika, por pjesërisht edhe në vepra të tjera, si Politika, e Retorika etj. Peri poietikës (Mbi artin poetik) ose, thjesht, Poetika, si u quajt më von, Aristoteli e shkroi nga fundi i jetës së (ndërmjet viteve 336-322 p.e. s) nuk është ruajtur në tërësi, por  vetëm  pjesa e parë e saj, e cila i kushtohet kryesisht tragjedisë, kurse pjesa e dytë, që flet për komikën dhe të qeshurit, supozohet se është zhdukur nga inkuzicioni.


MENDIMI I PLATONIT DHE ARISTOTELIT PÊR FORMAT LETRARE

Teoritë, nga filozofia klasike gjermane e këndej, flasin për tri gjini letrare: lirika, epika, dramatika. Këto mendime i hedhin poshtë (nuk pajtohen) Platoni dhe Aristoteli, të cilët flasin për tri mënyra të imitimit, por jo për tri gjinitë.
Aristoteli në veprën e tij “Poetika” thotë se Epopeja, poezia tragjike, komedia, poezia ditirambike dhe pjesa më e madhe e poezisë auletike dhe kitaristike, përgjithësisht, të gjitha janë imitime, po ndryshojnë në mes të tyre në keto tri pika: në mjete, në objektet e në mënyrat e imitimit.
Për Aristotelin ditirambi përfaqëson lirikën, kurse Platoni për shkak të lirikës heq poezinë (letërsinë) nga Republika e tij. Për Platonin, ditirambi përfaqëson mënyrën e pastër narrative. Platoni rrëfim quan trillimin e pastër. Ditirambi ka origjinë nga ritet. Ka qenë këngë kushtuar Dionisit.
Platoni ditirambin e konsideron e pastër narrative
Mikse (e përzier) Homerin, Epopeja
E pastër mimetike Dramaturgjia

Për Platonin nuk është asgjë trillimi (rikrijimi i realitetit), kurse Aristoteli mendon se trillimi imitimi është gjithçka.
Në teorinë antike qe zhvilluar gjerësisht koncepti që letërsia ka përmbajtjen (logos) dhe formën (lexis).
Aristoteli diferenconte format : narrative e lartë, të cilës I përgjigjet epopeja, narrative e ulët- parodia; dramatike e lartë tragjedia dhe dramatike e ulët- komedia.
Aristoteli dhe Platoni
Format përfaqësuese të (rëndësishme)                            Forma jo përfaqësuese          
Epopeja                                                                                       Lirika
Tragjedia
Parodia
Për Aristotelin, poezia është imitim. “Epopeja, poezia tragjike, komedia, poezia ditirambike (…) janë imitime”. Platoni fliste për diegsis-in (imitimi i papërkryer) dhe mimesisi (imitimi I përkryer). Por, më tej, por ky autor përjashton  Imitimin e përkryer, duke nënvizuar se i përkryeri është vet sendi që imitohet. Vepra letrare nuk mund ta jap të vërtetën por vetëm përngjasimin e sendit..
Aristoteli imitimin e mendon si veti të lindur të njeriut. Aristoteli lindjen e poezisë e sheh të lidhur nushtë me dy prirje instiktive të njeriut: prirjen për imitim, që shfaqet që në fëmijëri dhe që e dallon atë, pra njeriun nga “kafshët e tjera” (njeriu, sipas Aristotelit, është një “zoon politikon”, pra “kafshë politike”, në kuptimin qenie njerëzore) dhe prirjen për ritëm dhe harmoni.
Pjesën dërrmuese e Poetikës së Aristoteliti kushtohet tragjedisë si lloj letrar. Për tragjedinë flitet në kapitujt VI, VII, VIII, IX, XII, XIII, XIV, XV, XVII, XVIII, XXIV, XXVI etj. Fillet e tragjedisë  Aristoteli i sheh te këngët ditirambike që këndonin grekët e vjetër  për nder të perendisë së verës, Dionisit (më vonë edhe të zotërave të tjerë).
Duke operiuar gjithnjë me termin e tij të preferuar mimesis (imitim), Aristoteli jep këtë përkufizim për tragjedinë: “Tragjedia, pra, është imitim I një veprimi të rëndësishëm e të përkryer, që ka një madhësi  të caktuar, të dhënë me anë të një të folure të ëmbël  e të përshtatur me çdo pjesë veç, veprim që  shfaqet me anë personash, të cilët veprojnë dhe nuk recitojnë dhe që kryen pastrimin e pasioneve me anë të mëshirës e të frikës”.
Një çështje  tjetër me rëndësi që ngrihet në veprën e Aristotelit është edhe çështja e raportit ndërmjet historisë dhe letërsisë. Një problem tejtër që prek kalimthi Aristoteli te Poetika e tij është edhe problemi i kritikës letrare.
Home item

Arkivi

Më të lexuarat