Loading...

Enkelejda Kondi Masseboeuf




MYSAFIRJA E BOTIMEVE SHQIPTARE, tetor 2010

Botimet Shqiptare vazhdojnë me rubrikën “Mysafiri i Botimeve Shqiptare”.

Mysafire e radhës është Enkelejda Kondi Masseboeuf, poete me banim në Francë


Enkelejda Kondi Masseboeuf, ka lindur ne qytetin e Maliqit-Korçë, më 29 prill 1972 në një familje oficeri me origjinë nga qyteti i Gjirokastrës. Rritur në një familje me plot dashuri nga prindërit e saj , motra më e madhe dhe vëllai i saj më i vogël.
Mësimet e para dhe shkollën e mesme i ka kryer në qytetin e lindjes.
Qysh herët, traditë dhe nga babai i saj, ka shkruar poezi dhe ka fituar disa konkurse mes shkollave të mesme. Në vitin 1992, Enkelejda filloi studimet e larta në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, në degën Gjuhë-Letërsi.
Pas diplomimit të saj në vitin 1996, ajo ka punuar si mësuese me përkushtim dhe si drejtuese shkolle për disa vjet. Në vitin 1998, ajo u largua për në Francë ku jeton dhe sot me familjen e saj, bashkëshortin nënshtetas francez dhe me dy fëmijët e saj Redi dhe Sara.
Pasionin për poezinë Enkelejda e ka ushqyer dhe vazhduar gjatë këtyre viteve nëpër gazeta lokale në Shqipëri por dhe inernet deri në kurorëzimin e saj me vëllimin e saj të parë, i cili doli në korrik të këtij viti, me titullin Ëndrra e një vajze.Vëllim i cili deri tani ështe pritur mirë nga lexuesi dhe njerëz te letërsisë dhe gazetarisë. Enkelejda ka mundësuar te unifikojë studimet e saj në Francë me një vit studimi dhe sot punon si mësuese me fëmijët parashkollorë. Ajo është duke pregatitur vëllimin e dytë, i cili pret shumë shpejt dritën e botimit.
Enkelejda ka një këndvështrim origjinal, një varg të punuar me shumë kujdes. Poezia e saj herë vjen e rimuar e herë e lirë, por në të dyja rastet mendimi është i thellë, vargu i krasitur dhe në penën e saj poetike fryn flladi i talentit.
Poezia e Enkelejdes është një cikël mbresash nga jeta, e hedhur në vargje me ëmbëlsi dhe muzikalitet të veçantë.
Vargu i saj është i realizuar bukur artistikisht dhe me këndvështrim origjinal.
Ajo pasqyron shpirtin e saj poetik dukë na lënë mes vargjeve të saj te biem në kujtime malli, dashurie, nostalgjie.
Gjithë puna e saj disa vjeçare përmblidhet në librin e saj të parë, Ëndrra e një vajze, për të vajtur tek lexuesi dhe për të dërguar tek ai botën e saj të hedhur në vargje.
Ky libër tregon vlerat e vërteta të penës sê Enkelejdës në maratonën e gjatë tê poezisë. Dhe Enkelejda është një maratoniste e talentuar e cila me të drejtë rend për njohje e pse jo dhe për titull në të ardhmen.


Prej këtij çasti ajo do të jetë në dispozicionin Tuaj dhe do t`ju përgjigjet të gjitha pyetjeve Tuaja!
 









  • 37 people like this.
  • 3 shares
    • Botimet Shqiptare Enkelejda Kondi Masseboeuf

      Bota pa mua..

      Dielli që lind ç'do ditë do na ngrohë
      vesa e mëngjesit si lotë mbi lule do pikojë
      këngën e ëmbël bilbili prapë do këndojë
      rrugët do të jenë të zhurmshme njëlloj.

      Do të lindin foshnja nëna do gëzohen
      do të vdesin njerëz do të derdhen lotë
      do perëndojë Dielli do bjerë nata e zezë
      natën Hëna do të dalë gjysmë ose e plotë.

      Do të jenë miqtë e mij aty akoma bashkë
      do të mblidhen me kitarë do të këndojnë
      rreth gotës së verës dhe tymit të duhanit
      të kaluarën me mall dhe mua do kujtojnë.

      Do të mbushen lëndinat plot lule erëmira
      dhe bora maleve butësisht do të shtrojë
      dhe pse unë s'do jem bashkë këtu me ju
      gjithçka akoma si dikur do të vazhdojë.

      Pa mua kjo botë dhe njëherë pa ty
      një ditë ç'do kush dhe pa ne të gjithë
      jeta është e pafund e palimitë pafundësi
      ç'do kush nga ne në jetë lë pas një histori.

      Ëndrra e një vajze

      Në krahët e Morfeut gjeti prehje
      trupi me natën e ëmbël u shkri
      prehjen e puthjes lehtësisht gjeti
      Në shtratin e ëndërrt e ëmbla dashuri.

      Sytë u mbyllën janë nisur larg
      Të shohin se di seç mrekulli
      Të vij dhe unë në atë botë
      Në shtratin ëndër të flë me ty....

      Lermë...

      Lermë të shoh sytë larë plot me vesë
      Ata sy ku dritë e Diellit sot shkëlqen
      Lermë të prek flokët dritë vezullimi
      Lermë që faqet e tua butësisht të përkëdhel.

      Lermë buzët e tua si qershi të kuqe
      Lëngun e dashurisë plot me ëndje të shijoj
      Lermë të shoh duke fjetur moj e imja Hënë
      Të ngopem si ujët e burimeve, të freskët njëlloj.

      Lermë të shoh trupin tënd moj flutur
      Pra se fushave të zbresësh pa mua
      Lermë të ndiej parfumin tënd deri sa të dehem
      Mos u zgjo të lutem sa mund të them, të dua!......

      HARMONI

      Në harmoni është shpirti im i dlirë
      Me natyrën, jetën në përgjithësi
      Në harmoni orkestër e dirizhuar
      Nga zemra ime me dashuri.....

      Në harmoni janë mendimet e mia
      Dhe pse vëndin bosh aty e lë ti
      Në harmoni janë vargjet e jetës sime
      E kaluara ime nostalgji....

      Në harmoni janë gjymtyrët e mia
      Që mbartin peshë vitet, të kaluarën
      Në harmoni janë vargjet e poezive
      Dhe kur ju përcolla të trishtuarën.

      ZEMRA E NJË GRUAJE.

      Kaq thellë brënda teje rrojnë te pa ndara
      Kujtimet e rinisë vënd në zerën tênde kanë
      Puthjen e parë të dhënê nën dritên e Hënës
      Netêt e pa gjumë dhe ëndrrat brenda teje janë.

      Ti gruaja që dikur ishe vajzë e bukur
      Koha ikën dhe ti kërkon e njëjtë tê jesh
      Dashuri si dikur të marrësh e të dhurosh
      Jetës së sotme kuptimin ti gjesh....

      S'të trembin rrudhat në fytyrën e bukur
      Flokët e bardhë që sheh të dalin nga pak
      Hapi do të jetë më i ngadaltë mbi rrugët
      Buzëqeshja në udhëtimin e saj fluturak.

      S'të tremb shikimi i atij që ke pranë teje
      Kujtimet e së kaluarës sekretet e dashurisë
      zemra e njjë gruaje është oqean i pafund
      Është lumturia e jetës e pafundësisë..

      PUTHMË.

      Merrma fytyrën ndër duar
      dhe vështromë ëmbël drjet në sy
      Flokët përkëdhelmi, gishtat bëji krëhër
      Puthmë plot me ndjenjë ashtu siç di ti.

      Pëshpëritmë ëmbëlsisht tek veshi
      thuami të dashurat fjalë që pres
      Dhuroma erën e trëndafilave të kuq
      Puthmë qe Dielli të shkëlqejë mes resh.
    • Poezia Shqipe Pershendetje dhe gezohemi qe po Ju shohim te Botimet Shqiptare!

      Sa e qartë jeni ju, në momentin që nisni të shkruani? Ku doni të arrini apo si do të arrini?

      Si mund të përshkruhet procesi nëpër të cilin kalon një poezi. A keni rregulla apo respektoni ngacmimet që ju vijnë së brendshmi?

      Poetët, apo njerëzit e letrave në përgjithësi, rrëfejnë shpesh për mani, për supersticione... që i shoqërojnë gjatë procesit. Çfarë ndodh me ju?

      A keni ju poetë të preferuar, që i dalloni mes të tjerëve, apo poetë më afër të cilëve ndjeheni?

      Ç’problem përbën për ju, numri i paktë i lexuave të poezisë?

      Si do të donit të zhvillohej lënda e letërsisë në gjimnaz?

      Çfarë muzike do të donit të dëgjonit?

      Çfarë do të donit të realizonit nga ato që quhen pengje?

      Çfarë sandalesh apo këpucësh do të donit të vishnit?

      Nëse do t’ju kërkonin të bënit një skenar filmi për një shkrimtar, cilin do të zgjidhnit?

      Cilët janë shkrimtarët tuaj të preferuar?
    • Alma Korca Kam pergatititur nje grumbull pyetjesh enkas per ty.Mund te pergjigjesh vetem ne ato qe te pelqejne.Suksese!

      1. Ju pelqen emri juaj , cili mendon se te shkon me shume ?

      2. Sa here ne dite shiheni ne pasqyre ?
      ..................
      3. Mendoni se pasqyra eshte shpikje e keqe, sepse shohim transformimin tone ?

      4. Si femije me cka ju karakterizonin te tjeret ? Po tani ?

      5.Libri qe e keni adhuruar si femije ?

      6. Libri i mbresave te medha ?

      7. Personazhi i librit qe i keni thene “ ky jam une “?

      8. Cili eshte udhëtimi me i gjate qe keni bere ?

      9. Destinacioni me i preferuar ?

      10. Vendi qe e keni enderr ta shihni ?

      11. Motoja jote e jetes ?

      12. Premtimi me i madh qe keni bere ?

      13. Genjeshtra me e madhe ?

      14. Raporti i juaj me faljen dhe gabimet, sa me sa jeni ?

      15. Cila shpikje mendoni se i mungon njerezimit ?

      16. Cili akrep i ores je , i sekondave, i oreve , apo vonohesh gjithmonë ?

      17. Cka urren me shume ?

      18. Ngjyra qe pelqen ?

      19. Me cka qeshesh me shume ?

      20. Deshiron te jesh nje Benazir Buto ne Pakistan apo Hillari Klinton ne Amerike ?

      21. Perralla e gjyshes ?

      22. Keshilla e gjyshit ?

      23. Trauma e jetes ?

      24. Verberia apo handikapi te tmerron ?

      25. Pasuria apo dituria te lumturon ?

      26. Shenja e horoskopit qe e ke frike ?

      27. Nese Zoti do te kishte lene ne dore 20 sekonda , cfare do te ndryshoje ne bote ?

      28. Cila dashuri eshte e pakompromis ?

      29. Per ke do te beje sakrificen me te madhe ?

      30. Sa jeni njeri i befasirave ?

      31. Besoni ne përtejbote ?

      32. Cila eshte humbja me e madhe ?

      33. Arritja me e madhe ?

      34. Çka paraqet për ty rrezik ?

      35. Sa e jetoni çastin ?

      36. Pengu i jetës ?

      37. Titulli i librit ose filmit te jetes se juaj cili do te ishte ?

      38. Çka ju bën te veçante tek te tjerët ?

      39. Sa e njihni veten nga 1-shi deri te 10- ta ?

      40. Besoni se jeta mund te ju bej dhe vrasëse aksidentalisht ?

      41. Jeni optimiste apo pesimiste ?

      42. Cka nuk pëlqeni te vetja ?

      43. Me cilen fjale me shpesh e qortoni vetveten ?

      44. Cila eshte kenga qe e kendoni kur beni dush ?

      45. Ne ring me jeten , ju ka goditur ajo me shume apo ju ate ?

      46. Me me qejf do e ndihmonit nje foshnje te porsalindur apo nje plak ?

      47. “ Kush jam une ?“ ia beni shpesh vetes kete pyetja ne rastet kur veprimet dallojne nga mendimet ?

      48. Çdo te thotë për ju dështim ?

      49. Me shume e doni harresen apo kujtimet ?

      50. Pika juaj e dobet ?
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Përshëndetje!
      Në rradhë të parë, falenderoj Botimet Shqiptare për ftesën. Është kë naqësi të jesh e ftuar në faqen tuaj.
    • Lirim Alija Pershendetje nga Roma!
      Nje seri pyetjesh per ty:

      Keni më shume miq apo armiq?
      Cila është familja Juaj?
      Një ditë e zakonshme e Juaja?
      Një ditë e jashtëzakonshme?
      Një gjë përballë së cilës ndiheni e pafuqishme?
      Çfarë ju lodh më shumë?
      Raporetet tuaja me:
      paranë,
      burrat,
      seksin,
      gazetat,
      pijen,
      duhanin,
      botuesit,
      televizionin,
      radion,
      familjen,
      udhetimet,
      Atdheun?
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Po i përgjigjem pyetjeve të Poezisë Shqiptare. Kur shkruaj nuk planifikoj tema, është gjithçka e momentit, spontane, e shkruar me zemër ç'mund të më sjellë momenti.
      Objektiva sigurisht që kam, psh kur marr në duar vëllimin është kënaqësi kurorëzimi i punës.
      Supersticioze jam, nuk e fsheh por jo në krijmtari. Poete te preferuar kam shumë Ismail Kadare, DriTêro Agolli, Xhevair Spahiu, Guy De Maupasant, Victor Hugo, Gustave Flaubert, Charles Baudelaire etj..
      Muzika ime e preferuar është muzika e lehtë shqiptare, mbase dhe pak nostalgjike për këngët e gjeneratës sime.
      Nuk më ka mbetur asgjë peng deri tashmë jam munduar të realizoj ëndrrat e mija me dëshirë e shumë kurajo.
      Nuk më shqetëson aspak fakti se libri mund të humbi interesin e tij, ai që dashuron librin ndjen më shumë kënaqësi të shfletojë një libër.
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Përshëndetje Pa Limit!
      Emri im më pëlqen sepse është 100/100 shqiptar, me prejardhje historike nga fisi i Enkelejve.
      Më pëlqen të shihem në pasqyrë po nuk kam patur kohë të numuroj sa herë.
      Librin që kam adhuruar si fëmijë ka qënë Shpella e piratëve, në mos gaboj i shkrimtarit Petro Marko (po bëhen shume vite).
      Libri i mbresave të mëdha? Dreri i trotuarëve, i shkrimtares Diana Culi, Ema Bovari, Flaubert.
      Destinacioni im i preferuar? Shqipëria, prinderit e mij te dashur, motra, vellai..
      Urrej me shume hipokrizine dhe njerzit hipokrite.
      Premtimin me te madh ja kam bere bashkeshortit diten qe i jam betuar te kaloj ditet e mira dhe te keqija prane tij.
      Humbja me e madhe eshte humbja e halles sime te dashur ka 6 muaj.
      Jam shume optimiste .Veten e qortoj duke i thene: kishe mundesi per me mire, mos u merzit rradhes tjeter.
      Pika ime e dobet, femijet e mij drita e syve te mij.
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Përshëndetje Lirim!
      Nuk e vras shumë mendjen te kuptoj ne se kam me shume miq apo armiq. Miqte e mij te ketushem por dhe te atyshem, mbeten miq te mire, duke bere diferencen mes shok e mik.Familja ime eshte modeste me principe e rrethuar nga miresia dhe dashuria.
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Përshendetje e dashur Sihana!
      Nuk besoj se lumturia absolute ekziston, por thjesht lumturia ime eshte kur bej te lumtur njerzit qe me rrethojne .
      Tipari kryesor i karakterit tim çiltersia dhe interesi qe ju kushtoj njerzve bile duke neglizhuar ndonjehere dhe veten.
      kompozitori im i preferuar Vladimir Kotani kenget e tij kane shume muzikalitet, jane afer me origjinalitetin e kultures tone kombetare.
      Suksesi me i madh eshte unifikimi i diplomes dhe lindja e femijeve te mij.
      Frika ime me e madhe e nesermja, e ardhmja ajo ç'ka do t'ju leme femijeve tane.
      Nuk genjej dhe urej kur me genjejne, me ka ndodhur kohet e fundit dhe mesova se te gjithe njerzit nuk jane njelloj.
      Gjendja shpirterore ne keto momente? Si gjithnje optimiste e dashuruar me jeten ne harmoni me veten dhe gjithçka me rrethon.
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Të falenderoj e dashur Enkelejda. Ju uroj gjithashtu suksese dhe vazhdimesi.
    • Lirim Alija Mysafiret pararendes kane bere portretet e tyre ne 36 shkronjat e alfabetit dhe me duket se eshte pjese interesante e intervistes,qe botohet edhe ndaras,prandaj do donim edhe nje portret Tuajin ne 36 shkronja.Si shembull mund te shikosh se si jane pergjigjur mysafiret pararendes.
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf SHQIPES NËNË

      Ikëm larg teje u ndamë nëpër botë
      Me syte e njomour nga lotët e mallit
      Ikëm me kokën kthyer pas nga nga TY
      E bukura e dheut e mëgimtarë të hallit.

      U ndamë nëpër foleza botës mbanë
      Pas lamë tek ty gjysëm-zemrën tonë,
      Rrugëve të botës zogjtë e tu u shpërndanë
      Për jetë më të mirë, lamtumirë të thanë...

      Rrugëve pa fund u endëm nëpër botë
      Këngën e kurbetit nën buzë e kënduam,
      TI na mungon aq shumë dhe era jote, o nënë
      Prindërit, miqtë...vitet që tek ty kaluam.

      Moj e bukura e dheut dhe halle madhja jonë
      Bijtë e tu kërkon rininë pranë të ta sjellin
      Shumë do doja, në qiellin tënd moj shqiponjë
      Sorrat dhe korbat më gjëmën mos ta ndjellin.

      Lirim, besoj se i jam përgjigjur pyetjes suaj :)
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf A- Atdh,e mall
      B- Babai im i dashur
      C- Shkronjen e trete te alfabetit dhe emrin e klases sime qe s'mu nda ca vjet rresht
      ç- çela, emri i motres sime.
      D-Dritëro Agolli, Devoll-Devoll
      Dh-Dhuratat qe i ofroj me shume deshire dhe me pelqejne te mi ofrojne
      E- Enkelejda emri im , Einstein (fizikant)
      F- Flamuri shqiptar kuq e zi, festat mes miqsh, Flaubert
      G- Gëzime, Gagarin njeriu i parë ne espase
      Gj- Gjergj Kastriot Skenderbeu, heroi kombetar, gjeagjezat e femijerise
      H- Hëna
      I- Itake, kthimi i Odisese ne Itake
      J- Jeta dashuria e saj per te
      K- Kujtimet ato qe ndonjehere na lumturojne apo dhe na trishtojne
      L-Lumturia, ajo qe e deshirojme dhe jemi ne kerkim te saj ç'do dite
      LL- LLogora, riviera e mrekullueshme e Shqiperise
      M- Maliq, qyteti im i lindjes, Mandela simboli i paqes ne bote kunder racizmit
      N- Ninullat e embla te nenave shqiptare, Napoleon, Nikxon,Nobel
      Nj- Njeriu
      O- Shkronja e pare e emrit te shoqes se femijerise
      P- Patriotizem, partizan i ideve,Platoni filozof grek, Pikaso piktor
      Q- Qeshja, une qesh gjithnje me miqte dhe femijet e mij me femijet ne shkolle
      R- Shkronja e pare e emrit te djalit tim, Redi , Rugova ish- presidenti i Kosoves,Robison Kruzo
      Rr- Rruga drejt te ardhmes,
      S- Stalin , Stendhal, Sokrat dhe me ne fund supa e mire e gjyshes
      Sh- Shekspir, shpresa,
      T- Shkronja e pare e emrit te vellait tim, Taulant, Tirana kryeqyteti yne, Tolstoi, Taulanti kerkon nje moter, Tomka dhe shoket e tij
      Th- Thethi, thur vargje
      U- Ura me tre harqe(Ismail Kadare), uragan, Uliks, urimet
      V- Vendi im, Voltaire, Valbona, Vlora
      X- Xixellonje ,
      Xh- Xhakete nuk me vjen ndonje fjalë tjeter ne mendje
      Y- Yllesi ,yjet ne qiell,
      Z- Zerat e femijeve te mij, Zeus, Zola, Zog i pare
      Zh- Zhurmat e femijeve ne oborrin e shkolles, zhvillim dhe shkronja e pare e emrit te mikes sime me te mire, Zhuljeta
    • Dezdemona Marku Pershendetje Enkelejda.Çka do të thotë për ju poezia?
      Sa jeni aktive ... nëper aktivitete letrare qoftë në Francë apo edhe në viset shqiptare?
      A eshte ne planet tuaja ,te botoni ne gjuhen Franceze?Te uroj suksese
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Përshendetje Dezdemona!
      Poezia për mua është një mënyrë e të perceptuarit dhe shprehurit ndryshe të jetës, evenimenteve të saj, ngjarjeve që na lënë më shumë mbresa.Është një këndvështrim poetik i jetës, që më jep kënaqësinë të shprehem, por dhe të marr nga konsideratat dhe vlerësimet e lexuesit.
      Largësina bën që të jem gati në mungesë të aktiviteteve që organizohen në Shqipëri, kurse këtu në Francë mundohem të organizohem me aktivitet që zhvillohen sidmos për talentet e reja ashtu si dhe unë.
      Në se kam si objektiv të botoj në gjuhën frënge, po por është objektiv i së ardhmes. Ju falenderoj dhe shpresoj që i jam përgjigjur pyetjeve tuaja.
    • Arsim Halili Pershendetje poete e nderuara Enkelejda se pari pranoni urimet me te sinqerta nga ana ime si mysafire tek botimet shqiptare dhe uroj te kaloni sa me kendeshem. Me lejoni si gazetar i revistes Perspektiva ne Bujanoc te beje ca pyetje:
      - Me sa lexova jeni keni qene dhe jeni mesimdhense me profesion, trajtoni poezine per femije apo jo?
      - Perveç poezisë çfarë tjetër penda ka provuar të shkruaj diç në prozë?
      - Malli për vendlindjen sa trajtohet në krijimtarin tuaj?
      Ju faleminderitper mirekuptim. Pyetjet ju drejtohen nga Arsim Halili- mësues dhe gazetar
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Përshëndetje i nderuar!
      Në Shqipëri, kam qënë mësuese e Gjuhës dhe Lëtërsisë, kurse në Francë jam mësuese dhe nuk trajtoj në veçanti vetëm poezinë.
      E kam provuar të shkruaj dhe diçka në prozë, por ndjeshmëria ime poetike dhe lirshmëria ndjen më mirë në poezi.
      Nqs do të lexoni dhe pak më lart, në poezinë SHQIPES NËNE, malli i atdheut ndihet ashtu si dhe në poezitë të tjera në vëllimin me larmishmëri tematikash, ËNDRRA E NJË VAJZE.
      Ju falenderoj për praninë tuaj në bisedë.
    • Mimoza Rexhvelaj Urime, per prezantimin dinjitoz,te uroj suksese :)) ne rrugen e nisur...
    • Fatmir Lazo Bonjour Enkelejda,
      -do te doja te njihja preferencat e tua perse i perket poezise franceze, nje autor, nje titull poezie
      -dhe gjithashtu do te doja te njihja opinionin tuaj mbi rolin e FB sot, persa i perket poezise dhe shume autoreve te rinj.
      - Ku je me pregatitjen e librit te dyte?

      Me kete rast pershendes Botimet Shqiptare per iniciativen e tyre te bukur. Bravo
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Ju falenderoj për vlerësimin dhe urimin tuaj të sinqertë e dashur Mimoza.
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Bonjour Fatmir!
      Persa i perket poezise franceze dhe autoreve te saj ka shume zgjedhje qe mund te bejme. I kam permendur dhe me lart, por prefrenca ime nga poezite eshte Albatros, de Charles Baudelaire, Le dormeur du val , de Arthur Rimbaud et d'autres....
      Me librin e dyte, puna tashme ka ecur mbare dhe shpresoj qe shume shpejt te gjej personin e duhur per redaktim e botim.
      FB rjet social, ju ka dhene mundesine e njohjes talenteve te reja
      rrugen per tu afirmuar.
      Pershendetje dhe faleminderit per pyetjet e tua.
    • Petraq Kote Të të përshëndes me një poezi poetja Enkelejda?

      Pa hije…

      … Buzët e tua si brigje deti
      sekret mbajnë varret e puthjeve të mia.
      Dy lotë dua të le në çdo varr,
      ...dhe pse isha me një sy në shpirt!
      Dëshira pret
      në molin e shkretë ku dhjetra vjet asnjë litar nuk u lidh
      dhe pse hija u zbardhë…

      Jahti i stërmadh i Hadit,
      i kërrusur,
      bregëzohet aty me sorangë.
      Kanë vdekur njëqindë vjet,
      pesqindë vetmi,
      pritjet s’i mbaj mend!

      Shoh të hip një puthje e sa ngritur nga varri,
      pa baltë!
      Më fton.
      …vrapoj.
      Por hija ime e lidhur me litarin jetë,
      sigurisht dhe me mua,
      në kalunjën e dyzetë e tetë ka ngecur…
      Nxjerr thikën e pres,
      ngjitem lartë i shtrirë
      pa hije…
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Ju falenderoj z. Petraq për poezinë tuaj. Me respekt.
    • Petraq Kote Do të isha hipokrit në se nuk do të thoja disa fjalë, pas përshëndetjes sime poetike, Enkelejda. Krijimet tuaja poetike kanë bazë tjetër ndërtimi, nga ajo që kam unë e të tjerë, siç përkojnë akoma të tjerët me ty. Eshte zgjedhja juaj strukturale. Dikujt i pëlqen dikujt nuk i pëlqen ashtu si ndodh edhe me poezinë moderne e postmoderne. E rëndësishmja është ndjesia që le ajo tek lexuesi, kthimi i mesazhit që aktualisht po ndodh ndër ne. Eshtë e vështirë poetika estetike Enkelejda... Unë të uroj! Jo çdo poezi që shkruhet ( krijohet ) është art!
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Respektoj mendimin tuaj. Gjithkush nga ne ka stilin e tij të poezisë ashtu sikurse dhe lexuesi ka preferencat e tij. Unë kam marrë guximin dhe kam krijuar, me zemër, me fjalën time, ashtu si e kam ndjerë.
      Jam vënë para lexuesit dhe ai është për mua vlerësuesi më i mirë.
      Dhe deri tani për ato ç'ka kam shkruar, jam vlerësuar. Për të ardhmen, le t'ja lëme në dorë kohës .
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf VARGU IM..

      Të ledhatova vargu im
      Si nëna foshnjën
      Të përkunda netëve
      ...të këndova ditëve
      Luajta me ty rrima-ve...

      Të buzëqesha ,vargu im
      Të dashë frymën,
      Për të jetuar,
      për tu lexuar
      E dashuruar....

      Të dhashë forcën, vargu im
      për tu bërë i fuqishëm
      shprehur atë që flet zemra...

      Të dhashë shpresën, vargu im
      Të dashurisë, ëndrrës...
      Të dhashë ngjyrat, vargu im
      Të pranverës, vjeshtës, ylberit...

      Bardhësinë e dimrit, dëborës
      Të dhashë ngrohtësinë, lirinë
      Vargjet ikën, fluturuan
      Në ç'do zemër të bëjnë folenë
      E përjetshme të poezisë sime

      Vargu im.....
    • Baki Ymeri Petraqi i kane lene mbrese vargu Buzet e tua si brigje deti, neve na ka lene mbrese vargu i imagjinuar Gjinjte e saj tunden si dallege deti. Pershendetje poeteshes dhe komentatoreve te lirikes se saj te qendisur me sensibilitet dhe vlera reale letrare.
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Ju falenderoj nga zemra, z.Baki! E vlerësoj shumë komentin tuaj. Faleminderit që morrët pjesë në bisedë. Respektet e mija.
    • Baki Ymeri Faleminderit dhe te buzeqeshte fati ta perjetosh nje dite gezimin per ta pare poezine tende te rikenduar nga gjuha shqipe ne gjuhen frenge apo rumune!
      bukuresht@yahoo.com
    • Dasha Gusho Vleresime te drejta dhe te merituara per Ledin , nje poete me te ardhme te sigurt drejt suksesit , poete e mirfillte qe ne vargjet e saj ka vene zemren dhe shpirtin , e karakterizuar nga nje thjeshtesi njerezore qe eshte per tu admiruar ..dhe kjo u pa qarte ne pergjigjet e pyetjeve , me nje elegance dhe shume korrekte ..Urime Ledi, te pergezoj , mikja ime
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Do kërkoj ndihmën e miqve të mirë si ju:)) Faleminderit.
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Të falenderoj nga zemra mikja ime e mirë, që gjithnjë më ke qëndruar pranë. Përqafime të përzëmërta.
    • Dhimitër Kokaveshi Urimet e mia Enkelejda. Një orkestër brënda harmonisë dhe figuracionit të shprehjes le të jetë arti juaj.Përshendetje nga Gjirokastra.
    • Pilo Zyba 
      Përshëndetje dhe urime Enkelejda!
      E shikoj që libri dhe krijimtaria juaj është pritur me interes nga miqtë dhe lexuesit e " Botimet Shqiptare" Ndërmjet tyre edhe unë dëshëroj të di më tepër për të ardhmen në drejtim të krijimtrisë suaj poetike...Komente për librin tuaj kam lexuar te gazeta " Republika" " Shekulli" " Obserwer" si dhe në televizonin " Klan".Kjo tregon se libri është mirëpritur dhe nga lexuesi dhe nga kritika...Unë këto ditë ndodhem në shqipëri dhe e ndjek nga afër propogandimin dhe jejonën e tij...Urime, urime...redaktori dhe botuesi i librit ...Pilo Zyba
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Z. Dhimtër! Ju pershendes gjithashtu dhe ju falenderoj per fjalet tuaja te ngrohta.
      Gjirokastra, vendlindja e te madhit Kadare por dhe e rrenjeve te babit tim te dashur....Ndjehem thjesht krenare dhe njekohesisht e emocionuar nga ky mesazh.
      Respektet e mija.
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf 
      Z. Beun!
      Pershendetje dhe faleminderit per komentin, pjesmarjen tuaj ne kete bisede.
      Është me se e vertete, qe kur jemi larg malli shtohet, per atdheun njerzit e dashur...Ndjehem e privilegjuar, qe tashme poezia ime njihet, komentohet, vleresohet..
      Une jetoj mes dy vendesh, Shqiperia ime, rrenjet e mija, gjaku im, identiteti, dhe Franca vendi qe me priti me krahet hapur, me dha nenshtetesine, identitetin e saj,....
      Mendoj se dhe pa poezine, bashkeshorti im eshte kranar dhe ate fjalen Je t'aime (Te dua) ma thote aq here sa nje grua ka nevoje ta degjoje nga zemra e atij qe eshte premtuar me jeten.
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Z. Zyba!
      Ju falenderoj per komentin tuaj, si redaktor i vellimit, dhe interesin tuaj duke ndjekur me vemendje hap pas hapi krijmtarine time.
      Ju e dini fare mire, se kur fillojme te shkruajme dhe sikur te duam nje dite te ndalojme, nuk na le poezia. Keshtu po ndodh dhe me mua, deri tani nje pune e suksesshme por dhe me mjaft kujdes per pregatitjen e vellimi te dyte.
      Ju falenderoj per pranine tuaj ne bisede.
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf 
      LOTIN.

      E morra lotin mes duarve të mija
      E ngroha....Përkohësisht i bëra folenë
      Frymën time harxhova
      që të jetonte, ekzistonte...
      Ndërsa ti më ktheje shpinen..
      Ja fala shiut të vjeshtës
      dhe u derdh strehëzave butësisht
      kur malli për ty më morri...
      Por kurrë syve të mij
      çmëndurisht të dashuruar
      Shpresa se një ditë ti do të kthehesh
      S'e lejoi....
      Ja fala Hënës
      çuditërisht ajo nurin tënd morri
      dhe unë u çmall....
      U putha sot me Hënën.
      Ja fala verës së nxehtë
      dhe e bëri grimcë rëre, pasioni
      zagushi trupash të pështjellura
      plot mall a afsh
      Ngashërime nga ndarja e gjatë..
      Ja fala dimrit
      dhe e bëri flokë dëbore
      thëngjill u shua
      faqeve dhe buzëve të etura
      për puthjen time...
      Ja fala fjalës, shpirtit
      Dhe e di se ç'farë?
      U bë përjetësi qënia jote
      Në UN-IN tim....

      Enkelejda Kondi Masseboeuf

      Poezi shkëputur nga vëllimi i dytë që jam duke punuar dhe e sjell sot për ju.
    • Dasha Gusho vertet nje poezi e bukur.. shkruajme per dashurine ..por harrojme qe dhe loti eshte pjese e saj , dhe ti i ke dhene ``ngyren `` e duhur , me te gjitha vlerat . derdhur artistikisht ne vargjet e tua ... urime Ledi, te pershendes
    • Botimet Shqiptare 
      Pyetje nga nje bashkepunetore e Botimeve Shqiptare:

      - cila ka qene shtysa e pare, momenti i pare dhe per cfare keni shkruar per heren tuaj te pare
      -si ,mendon, nga ndryshon poezia e nje poeti nga ajo e nje poeteshe?
      - femrat, per me shume se 20 shekuj kane sherbyer si muze per poetin, pra si objekt, po tani qe ato jane subjekt, qe flasin per vetveten, cila mendon se sherben si muze per ta, a eshte gjithnje nje burre, muza(i) e nje poeteje?
      - pse shkruahet me shume poezi (pothuajse gjysma e adoleshenteve shkruajne) dhe jo proze, sepse eshte me e lehte, apo sepse eshte me personale?
      - a duhet te permbaje vetem ndjenje poezia, apo edhe mendim?
      - a ka pasur raste kur ne poezi keni shprehur nje gje aq personale sa te mendonit se te tjeret mund t'ju paragjykojne per kete?
      - duke qene se ka shume qe shkruajne poezi, a ju deshperon kjo, duke patur parasysh faktin se perzgjedhja behet me e eger?
      po perhapen me shpejtesi librat elektronike, cilet preferoni, ata apo librat me flete? pse?
      - cdo artist ben gjera qe jo vetem te kenaqe te tjeret por mbi te gjitha shkruan per ndjesite, perceptmet e boten e tij, eshte e pashmangshme, por kjo shpesh ben qe ai te bjere si shatervani qe qarkullon ujin e tij... si ia beni ta tejkaloni vetveten
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf 
      Kur kam qene femije, lexoja shume dhe beja hartime qe pelqeheshin nga mesuesja ime dhe shoket e klases Poezia e pare ka qene kushtuar debores, nje poezi me naivitet femije.
      Poezia e nje poeteshe, eshte me e ndjeshme ashtu si zemra e nje femre, nene, qe dhuron jete dhe kendon jetes.
      Kohet kane ndryshuar, femra nuk eshte me muza e poeteve vetem per bukurine e saj fizike, aparencen e saj, por dhe muze shpirterore.Nuk mendoj qe muza e nje femre ne krijmtarine e saj, eshte vetem burri, sepse poezia do te ishte monotone, pa larmishmeri tematikash, shabllon.
      Me ka ndodhur te lexoj ne fb, poezi qaramanesh, qe qajne fatin e tyre te keq ne dashuri, ndarje, etj etj dhe si per çudi njerezit i pelqejne!!!
      Koha e paradokseve qe jetojme perfshin dhe rinine, e cila e ka te veshtire te gjeje vendin e saj ne shoqeri. Poezia eshte nje menyre e te shprehurit lirshem te ndjenjave dhe ekzistences se tyre.
      Poezia eshte me direkte, e te shprehurit te ndjenjave.
      Per te shkruar nje poezi eshte aq e lehte po aq dhe e veshtire. Eshte mjeshteri nderthurjesh, ndjenjash, perceptimi, llogjike,etj etj
      Kam patur raste qe dhe kam shkruar diçka personale ne poezite e mija dhe asnjehere s'kam patur frike nga paragjymiet. Lexuesi ai qe dashuron poezine, nuk paragjykon, kupton dhe vlereson.
      Nuk me shqeteson aspak fakti se poezia tashme ka shume autore. Nuk ndjehem aspak ne kompetision. Poezia eshte firma dhe identiteti i sejcilit. Le t'ja leme lexuesit te beje perzgjedhjet e tij.
      Teknologjia moderne ne asnje rast nuk mund te jape kenaqesine qe mund te jape leximi i nje libri, une mundohem ta bej kete gje me femijet e mij ashtu sikurse dhe prinderit e mij me mua shume vite me pare.
      Nja artist, apo poet, shkrimtar jep shume nga vetvetja. Ato ç'ka ai ndjen i ndan me lexuesin, duke mbetur vetvetja e shkrire ne masen e lexuesit.
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf 
      Enkelejda Masseboeuf Faleminderit, Zana.
      Nqs krijmtaria e nje poeti eshte fryt dhenese, ka vazhdimesine e saj,ben per vete lexuesin, nuk mbeten vetem gjurme te nje stine, apo harrese. Ky eshte mendimi im.
      Nga kujtimet, terheq gjithnje pozitiven.
      Bota e femijeve e...shte e magjishme! Momenti me i bukur? Festat ne familje, ambjenti i ngrohte qe na kishin krijuar prinderit.
      Loja ime e preferuar, nje kukull qe e mbajta shume vite si kujtim te femijerise.
      Sigurisht qe perveç poezise, kam dhe jeten time personale, familjare. Por per kete mbetem pak konservatore, per te shpalosur profilin tim.Preferoj me mire te mbetemi tek e pergjithshmja, pa hyre ne detaje:))
      Adoleshenca? Vetem kujtime te bukura.
      Ëngjelli im, me ka treguar qe ka qene gjithnje prane ne çaste te veshtira kur kam patur nevoje per te.Nena ime e mire.
      Nqs ne nje rruge te drejte do te hasja nje kthese apo ndalese, do te zgjidhja pa hezituar kthesen. Ndonjehere ne jete duhet te marrim dhe vendime te tilla.
      Per librin e pare e kam shkruar dhe me siper, librat e fundit qe po lexoj jane te Kadarese. I kam gjetur ne nje librari ketu ne France dhe u gezova.Aktualisht, jam duke lexuar librin Chronique de la ville de pierre ( Kronika e qytetit te gurte) te Kadarese.
      I dua udhetimet, por nuk kam preferenca specifike. E kam thene dhe me siper, destinacioni im i preferuar eshte Shqiperia.

      Besoj e dashur,Zana qe ju kam dhene pergjigjen korrekte pytjeve tuaja.
    • Botimet Shqiptare A ka arti detyra? A mund të flitet për detyrë të letërsisë në emancipimin e shoqërisë? Cili është përfundimi i kësaj teze kur letërsia përditë e më shumë po humbet terren ndaj prirjeve ekstramoderne të njeriut?
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf 
      Mendimi im, është se në shoqerinë e emancipuar, gjithësecili zgjedh sipas preferencave , kulturës që ka dhe ne nuk mund të imponojmë lexuesin. Detyrë e artit është të pasqyrojë me vërtetësi ato që shkruan duke mos e kthyer në bisnes shkrimin e tij , sic po ndodh rëndom , duke futur skena të nxehta, etj etj vetëm për të shitur librin. Atëherë ai ka përfunduar misionin si artist , është kthyer në një "tregëtar".
    • Kostandin Ligori Pergezime per vellimin e pare "Endrra e nje vajze", nje cikel poezish shume te mira, tingelluese sepse shkruan me eposin e thellesise se brendshme te shpirtit. Komplimente ne krijimtarine tuaj.
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf 
      MOS U MËRZIT..

      Mos u mërzit, fletë e bardhë
      që mbeta pa shkruar
      me pak mërzi e trishtim
      Kohës humba si e huaj
      rrimat dhe fjalët i paskam harruar..

      Mos u mërzit, o zemra ime
      ka pak kohë s'të kam dëgjuar
      shëtita udhëve pa udhë
      Ëndërrova larg teje,
      qiejt e praruar...

      Mos u mërzit, o ëndrra ime
      fjeta dhe ty s'të kam parë
      Më zuri gjumi në prehërin e Hënës
      U putha ëmbël me dritën e saj...

      Mos u mërzit, dashuri
      Të lashë mënjanë larg zemrës,
      Pushova e gëzova beharit
      Në ishullin e vetmisë, harresës...

      Mos u mërzit, jeta ime
      u riktheva sërish e etur
      Kujtimet e mira vargje ti solla
      Koha që shkon, s'ka për ti tretur....
    • Dasha Gusho Mos u merzit........ merzitja , nje ndjenje qe na mberthen te gjitheve , here pas here , me apo pa shkak , por ti Ledi i " ke drejtuar rrugen "per te mos u kthyer me , vec kujtimet e bukura ke hedhur ne leter dhe Jeten perqafuar fort ke... te lumte Ledi , te pergezoj , Urime mikja ime
    • Lirim Alija 
      Poezia është femër sipas jush? Në ç'stad qëndron ajo aktualisht në krijimtarinë tuaj?
      Ka një periudhë kohe ku ndiheni e mbushur me frymëzim, apo çdo stinë është muzë për ju?
      - Koha e shuan pasionin.Ç’e zëvendëson atë një element rezistues ndaj kohës?
      - Një femër dhe një mashkull duhet të jenë të ndryshëm që të funksionojë marrëdhënia, apo përkundrazi të kenë pika të forta të përbashkëta?
      - Ekziston një mendim, sipas të cilit një burrë nuk mund ta njohë deri në fund natyrën, karakterin, shpirtin e gruas? E kundërshtoni?
      - Në formë postulate ç’është një burrë për ju?
      - Ç’duhet të ketë një mashkull që të tërheqë vëmendjen tuaj? Përvoja juaj ç’ofron? Si jeni njohur, ku?
    • Poezia Shqipe 
      Pershendetje!Nje seri pyetjesh per te zhbiruar akoma ne personalitetin Tuaj.Nuk jee detyruar te pergjigjesh ne te gjitha!Suksese!

      Çka mendoni kur ju përmendet :
      Mirësjellja,
      Mirënjohja,
      Familja,
      Nata e parë e martesës,
      Prindërit,
      Vëllezërit,
      Motrat,
      Gjyshërit,
      Fëmijëria,
      Rinia,
      Shkolla e mesme,
      Fakulteti,

      Cili/cila është?
      Parfumi?
      Lulja?
      Ora?
      Vetura?
      Sporti?
      Celulari?
      A beson në Zot dhe a lutesh?
      A luan shah?
      Poker?
      Horoskopi?
      A besoni se ka jashtëtokësorë?
      Si e përcaktoni ju dashurinë?
      A je xheloze?
      A ke qarë ndonjëherë?
      A ke goditur ndonjë njeri?
      A e ke provuar burgun?
      A je ngritur ndonjëherë somnabul?
      A sheh ëndrra?
      A ke ndonjë fobi?
      A di të gatuash?
      Ushqimi i preferuar?
      A e pi duhanin?
      A je dehur ndonjëherë?
      A këndon?
      A flet me vetveten?
      A të pëlqen të rrish në vetmi?
      Ciila kafshë të pëlqen më shumë?
      A e takon mësuesin apo mësuesen e parë?
      A bën fotografi?
      A ke dhënë ndonjëherë intervistë në radio,në television,në gazetë?
      A e harron paswordin?
      A ke menduar ndonjëherë për vetëvrasje?
      A ke pasur ndonjëherë aksident trafiku?
      A do kishe dashur të jesh deputete,ambasadore,ministre,presidente?
    • Botimet Shqiptare http://www.facebook.com/photo.php?fbid=456450692209&set=a.437180302209.237814.182132672209

      Mysafire e radhës është Anxhela Çikopano,regjisore dhe përkthyese.
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf 
      Pershendetje EMagic Pro!

      - Oren e ve nje zile ne oren 6 ç'do dite, veç te merkurave dhe fundjaven, ketu fillon dhe dita ime me nje zgjim te ngadalte, pa stres.
      - Lexoj gazetat dhe artikujt qe me interesojne, ne te cilat ndjehem e konsernuar, revistat e modes, politikes,horoskopit etj
      - Kafja e pare e dites ne shtepi menjehere pas zgjimit ne shoqerine e bashkeshortit dhe tjetren ne shoqerine e kolegeve te punes.
      - Dreka eshte pak nga te dyja, dhe rit familjar, por dhe orarit te punes. Pasojat e kohes moderne dhe integrimit te gruas ne kete shoqeri.
      - Me pelqen te gatuaj, por me duhet te jem me moral te mire dhe e motivuar.
      - Nuk kam ore te caktuar te dites qe me gjen ne shtepi, varet nga preokupimet dhe te papriturat.
      - Aktiviteti im i preferuar, leximi, gjimnastika,shetitjet etj..
      - Shopingun e preferoj ta bej vetem, me pelqen te mendohem dhe provoj shume here diçka qe dua ta blej.Preferoj me mire te bej shopingun fundjaven, apo gjate pushimeve, para festave dhe pse jo uljeve te çmimeve.
      - Para gjumit, dhome e ngrohte dhe para nje libri qe me terheq.
      - E fik driten, kur e ndjej se gjumi me rendon syte dhe arsyeja qe te mos ngrihem vone per te nesermen.
    • Julia Riccio eneleda je e mbeteh ajo vajza e edukuar e sjellshme e plot dashuri per ke te ri afer sic je ne shpirt ashtu jane edhe poezite e tua plot sentiment e origjinalitet
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Të faleminderit Julia!
    • Ann London 
      Me ke kenaqur ne te gjitha pergjigjet e tua O Enkejleda......te jesh e sinqert dhe modeste jan vetit me te bukura te njeriut sot...je per tu adhuruar e dashur.....jane munduar per mua ne menyre jo te drejt....mbase dhe ne forme shakaje po jo te pelqyeshme...te te bejne pyetje qesharake...po nejse jetojme ne nje bote ku njerzit jane te dryshem....Te uroj me shpirt suksese dhe urime per librin.
      Te degjofsha vetem te mira....perqafime nga Arta mikesha jote e re
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Faleminderit Arta per komentin dhe vleresimin.
    • Brikena Muca Te pergezoj Enkeleda per kete prezantim teper dinjitoz. Pergjigje te sakta te thjeshta me ngritje dhe kulture bashkekohore. Suksese te uroj.
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Faleminderit, Brikena!
    • Botimet Shqiptare 
      ‎25 pyetje nga Mustafa Nano

      1-Cila është ngjarja më e madhe në histori: rënia e murit të Berlinit apo rrëzimi i kullave binjake?

      2-Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?

      3-Gjuha shqipe ju duket e pasur, e varfër apo si të tjerat?

      4-Njerëzit janë esencialisht të mirë apo janë esencialisht të këqij?

      5-E kuptoni apo e qortoni merakun e shumë evropianëve lidhur me anëtarësimin e Turqisë në BE?

      6-Harmonia ndërfetare në Shqipëri është një legjendë apo një realitet i bukur?

      7-Shihni ndonjë unitet të qartë kulturor midis Shqipërisë e Kosovës?

      8-Cili është njeriu më i rëndësishëm, numrin e të cilit e keni në phonebook?

      9-Fan Noli udhëhoqi një grusht shteti apo një revolucion demokratik në vitin 1924?

      10-Nëse do t’ju kërkonin të veçonit ndonjë arritje të diktaturës komuniste pesëdhjetëvjeçare, çfarë do të thoshit?

      11-Do të ishit dakord që fëmija juaj të merrte pjesë në lojën televizive Big Brother?

      12-Sikur të kishit jetuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të rreshtoheshit me partizanët, me Ballin Kombëtar, me ndonjë organizatë tjetër apo do të qëndronit asnjanës?

      13-Largimi i Ahmet Zogut nga Shqipëria në prill të vitit 1939 është një gjest i qortueshëm apo i kuptueshëm?

      14-Shqiptarët e fituan pavarësinë më 1912-ën apo e patën dhuratë prej konjukturave ndërkombëtare?

      15-Do të ishit dakord të përkthehej në gjuhën shqipe “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit?

      16-Cili është njeriu më i rëndësishëm, me të cilin ju keni bërë një fotografi?

      17-Çfarë ishte në të vërtetë ajo që ndodhi në vitin 1997?

      18-Ne shqiptarët jemi europianë me titull të plotë?

      19-Në cilën ngjarje të madhe të historisë botërore do të donit të kishit qenë protagonist?

      20-Me cilin personazh të historisë së Shqipërisë do të kishit dashur të bënit një bisedë të gjatë e të shtruar?

      21-Cili është libri që po lexoni?

      22-Pse Shqipëria është tradicionalisht e fundit në përgjigje të zhvillimeve botërore e kontinentale?

      23-Ç’është Atdheu?

      24-Keni frikë nga vdekja?

      25-Shyqyr apo sa keq që kemi internetin?
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf 
      Pershendetje! Pyetje interesante, qe kerkojne njohje te kultures se pergjithshme, por dhe spontanitetin e sejcilit. Do mundohem t'ju pergjigjem pyetjeve tuaja, mgjs nje pjese e tyre e mire mund te behen dhe objekt replikash ose debatesh.

      1- ...Per mua, ngjarja me e madhe historike eshte rezimi i murit te Berlinit, ose epiteteve te ndryshme qe i dha historia dhe njerezimi, muri i turpit, perdja e hekurt, muri i mbrojtjes anti-fashiste. Zgjati jo pak por 28-vjet.
      Ne vitin 1989, rezimi i murit i dha fund eksodeve, vrasjeve, ndarjeve dhe loteve, por shenoi dhe gati fundin e Luftes se Ftohte.

      2-Zoti ekziston per mua, ai me jep paqen shpirterore.

      3- Gjuhes shqipe i ka kenduar aq bukur Naimi, gjuha jone eshte gjuhe bilbilash.

      4- Njerzit evulojne emancipohen ndryshojne bashke me shoqerine, dhe kjo shoqeri e sotmja sigurisht prej shume termash te tjera ka shperfytyruar dhe njeriun! Do te thoja me teper njeriu eshte bere me egoist, individualist...Njeriun sa pak e gjejme tek njeriu sot.

      5- Nqs hyrja e Turqise eshte bere objekt debatesh politike,mbase dhe me te drejte.Jam neutre, as nuk e qortoj dhe as nuk bej asnje perpjekje te kuptoj pse, sepse mendoj interesi jone eshte Shqiperia dhe dita qe ajo do te hyje ne BE.

      6- Mendoj se harmonia fetare eshte realitet i bukur, shembull per shume vende te tjera ku ky teren eshte teper delikat bile dhe situata ekstreme. Mire do te ishte qe dhe multi partite dhe politikanet te gjenin po te njejtin teren mareveshje si religjionet ne Shqiperi.

      7- Per kohen qe kam qene ne Shqiperi, akoma kufijte gjeografike midis Shqiperise dhe Kosoves, kane qene te mbyllura.Tashme kam degjuar qe ekzistojne lidhje kulturore, shkembime te frytshme. Do te deshiroja te asistoja ne keto aktivitete te tilla me shume deshire.

      8- Numri me i rendesishem i djalit tim 16 vjeçar, per te qene me prane tij gjate dites.

      9- Fan Noli ka udhehequr Revolucionin e qershorit te 1924 , nje grusht shteti e rezoi nga pushteti.

      10- Kjo pyetje eshte pak e veshtire sepse siç shkruajta dhe me lart, behet objekt debatesh, mgj ç'do kohe duhet gjykuar me objektivitet. Nuk mund te harrojme elektrifikimin e vendit,sherbimin mjekesor falas, luften kunder analfabetizmit, te drejtat e gruas, shkollimin etj etj...

      11- Jam kunder emisioneve te tele realitetit. Emisione te tilla jane veç degjenerim.

      12- Nqs do te kisha jetuar luften e dyte boterore, do te isha krah atyre qe mbrojten interesat e atdheut. Nderim dhe respekt sakrificave te tyre.

      13- Largimi i Ahmet Zogut nga Shqiperia ne 1939, nga historia, eshte treguar me fakte se ai e tradhetoi atdheun. Ndaj une i besoj asaj qe eshte shkruar dhe vertetuar, pse jo.

      14- Historia me ne shqiptaret eshte treguar jo bujare. Gjithçka qe e kemi arritur eshte fal perpjekjeve te patrioteve dhe gjakut te tyre. Po ashtu dhe Pavaresia e Shqiperise eshte fituar dhe jo dhuruar.

      15- Hitler! Vetem emri i tij, nuk besoj se do bente kureshtare per te lexuar diçka nga ai, qofte dhe ne shqip.

      16- Pandi Raidhi, artist i merituar (ne mos gaboj), nje foto modeste bardh e zi, kur kam qene akoma gjimnaziste.

      17- Ne 1997-ten, çmenduri kolektive e nje kombi! Per arsye ekonomoke fillimisht , e pastaj politike.Por qe kushtoi shume shtrenjte. Kujtime te hidhura plage te thella per nje komb te vogel si Shqiperia.

      18- Na duhet akoma rruge e gjate per ta merituar kete emer.

      19- Kur Shqiperia te behet pjese e BE.

      20- Me Ismail Qemalin, detajet e asaj dite te paharruar.

      21- La princesse effacée, i shkrimtares, Alexandra Broca, me teme nga historia e Frances.

      22- Mendoj se kjo eshte nje pergjigje qe mund ta jepnin me mire ata qe na drejtojne.

      23- Atdheu eshte identiteti, i rrenjosur ne ç'do qelize te qenies sime.

      24- Jo nuk kam, sepse nje dite te gjithe e kemi hua.

      25- As shyqyr dhe as keq! Mendoj se teknologjia moderne ecen me kohen dhe njeriu eshte bere pjese e saj, pa qene interneti deviza e jetes. Jeta ka dhe te tjera preokupacione, te cilat eshte mekat ti anashkalosh dhe te mos perfitosh.
    • Naser Emini tres subtile!!..
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Peut être vrai, mais en tout cas ce sonts mes propres réponses sur le questionnaire! Merci de votre participation!!
    • Lori Joni Krenohem me ty...je 1 nga ata persona teper t vecante t cilet eshte nder ti kesh prane edhe privilegj ti kesh t aferm si une ty ..tezja ime e dashur!!!t dua pafund ♥
    • Joniald Rexhaj urime Teze...................
    • Bersava L Ymeri Urime nga zemra e suksese të mëtejshme mikja ime patriote!
      Faleminderit Botimet Shqiptare që publikoni informacione të vlefshme e që na i sillni më pranë!
      Suksese dhe juve!
      Përshëndetje!
      April 15 at 9:54pm ·  · 1
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Faleminderit Lu!
      April 15 at 9:55pm ·  · 1
    • Botimet Shqiptare 
      Cila ka qenë kritika e parë që ju është bërë, me ç’rast dhe si e keni pritur ?
      A e ka kushtëzuar krijimtarinë tuaj sadopak kritika?
      Si do ta përshkruanit rolin e kritikës sot në krijimtarinë e një shkrimtari?
      Ka një qortim për kritikën se ajo nuk e luan plotësisht rolin e duhur për afirmimin e shkrimtarëve të rinj. Mendimi juaj ?
      A ka përgjegjësi kritika në mosafirmimin ose afirmimin e vonuar të shkrimtarëve shqiptarë?
      Floberi ka thënë se kritiku është ai që zgjedh rolin e spiunit në kohë lufte, ngaqë s’ka guxim të luftojë. Si do ta komentonit këtë shprehje?
      April 24 at 7:49pm ·  · 1
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf 
      Përshëndetje pas kaq kohësh Botimet Shqiptare! Kritika e parë më është bërë nga një mik poet, i cili kish ecur në rrugën e poezisë shumë herët se unë duke më vënë në dukje, se poezia ime ishte shumë e çiltër, e drejtpërdrejtë, pak e varfër në mataforë, dhe se më mirë do të shprehesha me stilin tim, në vargun e lirë, se sa në strofë! E prita mirë, sepse kritikat konstruktive, janë ato që n'a ndihmojnë të ecim para, sidmos kur vjen nga një dashamirës! Kjo nuk do të thotë që s'kam patur rastin të kem patur edhe kritika dekurajuese, vështrime të dyshimta,por kjo nuk më ka penguar aspak të shkruaj! Mendoj se kritika e mirëfilltë sot mungon, kjo sjell si rezultat mos seleksionimin e të ashtuquajtërve poetë, apo vërshimin e librave , duke kamufluar kështu letërsinë e cilësisë dhe autorët e saj, të cilët janë koherentë, të nivelit dhe ja vlen të lexohen! Bile do të flisja pa hezitim, dhe letërsinë e klaneve të krijuara nga njerëz të veçantë që kanë aftësinë të bëjnë publiçitete të tepruara. Vetë hapja e kaq shtëpive botuese, ose e të ashtuquajturve redaktorë, ka bërë të mundur jo sitjen, kalimin nëpër të të shumë librave dhe autorëve! Nuk e di nëse në Shqipëri ekziston tashmë një Lidhje e Shkrimtarëve?! Mendoj se kritika duhet të bëjë një punë jo asnjanëse, por korrekte, të evidentojë dhe t'i serviri lexuesit vërtet një letërsi dhe jo libra për t'u shitur, dhe krijues për tituj e çmime! Floberi ka thënë: L’auteur dans son oeuvre doit être comme Dieu dans l’univers, présent partout et visible nulle part, që përkthehet, se autori në veprën e tij, duhet të jetë si zoti në univers, prezent gjithandej dhe i padukshëm askund! Kjo për të dalë në konkluzion se roli i letërsisë dhe autorêve është të krijojnë dhe roli i kritikës është të seleksionojë! Faleminderit!
      April 24 at 8:12pm ·  · 1
    • Qazim Muska 
      Nuk dua te te bej asnje pyetje!Pyetje nuk kam!Sepse pergjigjen e kam marre tashme.Vec dua te te them dy fjale qe s'mund t'i mbaj!Te kam ndjekur aq sa kam mundur me poezine tende dhe besoj se poezia jote eshte personaliteti yt fizik dhe shpirteror,ashtu si une te kam njohur: e vogel,e brishte,e menduar sikur gjithmone kishe dicka qe s'e kishe thene,me fytyren poetike si nje puhize qe permblidhej rreth buzeqeshjes tende te dlire,aq fluide dhe e ndjeshme ne temperamentin tend dhe po aq paqesore sikur vije nga rete e bardha.Por ti dhe poezia jote keni bere materie te perhershme kurajon,guximin,thellesine e mendimit,fjalen e bukur,pjekurine duke bere te mundur te thuash ato qe s'i kishe thene me mjeshteri poetike e duke ecur kembengulese ne boten tende te engjellt lart,lart...Dhe mua s'me mbetet gje tjeter vec,te uroj suksese pa fund dhe te them me krenari;hej,miq,kjo eshte nga vendi im!Respekte dhe gjithe te mirat!
      April 24 at 9:53pm ·  · 1
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Faleminderit shumë!
    • Demir Gjergji Bota nis aty ku ndjenja harmonizohet me mencurine. Ti je ne kete harmoni Led! Mos ike prej saj! Te pergezoj krenarisht dhe me gjith zemer!
      April 25 at 12:24am ·  · 2
    • Enkelejda Kondi-Masseboeuf Një koment që e vlerësoj shumë, sidomos kur vjen nga ju ! Faleminderit!
      April 25 at 6:46am ·  · 1
Home item

Arkivi

Më të lexuarat