Loading...

Pjesë nga libri “Sekreti”

Nuk mund ta ndihmosh botën duke u perqëndruar në gjërat negative.Nëse përqendrohesh tek ato, jo vetëm që i shton më tepër, por njëkohësisht tërheq më shumë gjëra negative në jetën tënde.
Kur shfaqen imazhe të diçkaje që ti nuk e dëshiron, duhet të ndryshosh mënyrën e të menduarit dhe të emetosh një sinjal të ri.Edhe nëse është një problem botëror, ti nuk je i pafuqishëm.Ke gjithë fuqinë e duhur.Përqendrohu në faktin që të gjithë jetojnë në gëzim.Përqendrohu në bollëkun e ushqimit.Përqendroji mendimet e tua të fuqishme tek ajo që është e nevojshme.Ke aftësinë për t`i dhënë aq shumë botës duke emetuar ndjenja dashurie dhe mirëqenieje, pavarësisht asaj çfarë ndodh përreth teje.
Rhonda Byrne

Shumë herë njerëzit më thonë: ‘’James duhet të jem i informuar.’’ Ndoshta duhet të jesh i informuar, por nuk ke pse mbytesh me informacionin.
James Ray

Kur zbulova Sekretin, vendosa të mos shihja më lajme apo të lexoja gazeta, sepse nuk më bënin të ndihesha mirë.Shërbimet informative dhe gazetat nuk duhen fajësuar aspak se transmetojnë lajme të këqija.Duke qenë bashkësi globale, përgjegjësia është e jona.Ne blejmë më shumë gazeta kur në faqen e parë ka një  tragjedi të madhe.Shikueshmëria në kanalet informative rritet në maksimum sa herë ka një katastrofë kombëtare ose ndërkombëtare.Prandaj gazetat  dhe shërbimet nformative na japin më shumë lajme të këqia, sepse ne këtë kërkojmë si shoqëri.Mjetet e informacionit janë efekti, kurse ne jemi shkaku.Është thjesht ligji i tërheqjes në veprim!
Shërbimet informative dhe gazetat do ta ndryshojnë llojin e lajmeve që na transmetojnë kur ne të emetojmë një sinjal të ri e të përqendrohemi në atë që dëshirojmë.
Rhonda Byrne

Mëso të jesh i qetë, ta heqësh mendjen nga gjërat që nuk do dhe nga ngarkesat emocionale që i rrethojnë dhe zhvendose vëmendjen te gjërat që dëshiron të përjetosh...Energjia rrjedh aty ku përqendrohet vëmendja.
Michael Bernard Beckwith

‘’Mendo me sinqeritet dhe mendimet e tua do të zhdukin urinë e botës.’’
Horatio Bonar (1808-1889)

A po fillon ta shohësh vetëm nëpërmjet ekzistencës tënde fuqinë fenomenale që ke në botë?Ndersa përqendrohesh te gjërat e mira, ndihesh mirë dhe i sjell gjëra të tjera të mira botës.Në të njëjtën kohë, ti sjell gjëra të tjera të mira në jetën tënde.Kur ndihesh mirë, lartëson jetën tënde, gjithashtu dhe botën!
Ligji është perfeksioni në veprim,
Rhonda Byrne

Kur zëri dhe vizioni nga Brenda bëhen më të thellë, më të qartë dhe më të thellë, më të qartë dhe më të theksuar se opinionet jashtë, unë them gjithmonë se atëherë je bërë padroni i jetës  tënde!
Dr.John Demartini

Nuk është detyra jote të ndryshosh botën apo njerëzit që të rrethojnë, por detyra jote është të ndjekësh rrjedhën e Universit dhe ta festosh atë Brenda botës ekzistente.
Lisa Nichols

Ti je padroni i jetës tënde dhe Universi i përgjigjet çdo urdhri që ti i jep.Mos u hipnotizo nga imazhet e shfaqura, nëse ato nuk janë ato që doje.Merr përgjegjësinë për to, ndriçoji nëse mundesh dhe pastaj lëshoji.Pastaj koncepto mendime të reja mbi gjërat që do, ndieji dhe ji mirënjohës për realizimin e tyre.
Rhonda Byrne

Një ndër pyetjet që më bëjnë gjithmonë është: nëse të gjithë e përdorin Sekretin dhe e trajtojnë Universin si një katalog, a nuk do na shterojnë burimet? A nuk do t`ia mbathnim të gjithë dhe do të grabisnim bankën?
Dr.Joe Vitale

Një aspekt i bukur mbi të mësuarit e Sekretit është se ka gjëra me bollëk për të gjithë.
Në mëndjen e njerëzimit ekziston një gënjeshtër që vepron si virus.Dhe ajo gënjeshtër është: ‘’Nuk ka mjaftueshem gjëra te mira për të gjithë.Ka mungesa kufizime dhe nuk ka mjaftueshëm.’’ Kjo gënjeshtër i bën njerëzit që të jetojnë me frikë, me zili dhe me koprraci.Dhe këto mendime që përqendrohen te frika, zilia, koprracia dhe mungesa bëhen përvoja e tyre.Prandaj bota ka pirë një pilulë makthi.
E vërteta është se ka gjëra të mira me bollëk.Ka ide krijuese, fuqi, dashuri dhe gëzim me bollëk.Gjithë kjo fillon të perceptohet nga një mendje që është e vetëdijshme për natyrën e saj të pafundme.
Michael Bernard Beckwith

Të mendosh se nuk ka gjëra të mjaftueshme është sikur të shohësh imazhet e jashtme dhe të mendosh se gjithçka vjen nga jashtë.Kur bën këtë, me shumë siguri do të shohësh vetëm mungesë dhe kufizim.Tani e di që asgjë nuk e ka origjinën nga jashtë dhe që gjithçka lind nëse e mendon dhe e ndien nga Brenda.Mendja jote është forca krijuese e të gjithave gjërave.Atëherë, si mund të ketë mungesa?Është e pamundur.Aftësia jote për të menduar është e pafundme, po ashtu edhe gjërat që mund t`i materializosh me mendimet e tua janë të pafundme.Kjo vlen për të gjithë.Kur e di me të vërtetë këtë, mendon me një mendje që është e vetëdijshme për natyrën e saj të pafundme.
Rhonda Byrne

Çdo mësues i madh që ka jetuar në këtë planet na ka thënë se jeta është bërë për të qenë e bollshme.
James Ray

‘’Thelbi i këtij ligji është se duhet të mendosh bollëkun;të shohësh bollëkun, të ndiesh bollëkun.Mos lejo të hyjë në mendjen tënde asnjë mendim kufizimi.’’
Robert Collier

Atëherë kur mendojmë se burimet po pakësohen, gjejmë burime të reja që sjellin të njëjtat gjëra.
John Assaraf

Asgjë nuk është e fundme – as burimet dhe asgjë tjetër.Gjërat janë të fundme vetën në mendjen njerëzore.Kur ia hapim mendjen fuqisë krijuese të pafundme, ndjellim bollëkun dhe shohim e përjetojmë një botë krejtësisht të re.
Rhonda  Byrne

Edhe pse themi që na mungon diçka, kjo ndodh ngaqë nuk e hapim vizionin tonë dhe nuk shohim çfarë kemi rrotull.
Dr.John Demartini

Kur njerëzit fillojnë të jetojnë duke ndjekur zemrën e tyre dhe gjërat që dëshirojnë, ata nuk ndjekin të njëjtat gjëra.Kjo është bukuria e kësaj.Nuk duam të gjithë BMW.Nuk duam të gjithë të njëjtin person, të njëjtat përvoja, të njëjtat rroba.Nuk duam të gjithë… (plotëso hapësirën boshe)
Dr.Joe Vitale

Ti je këtu, në këtë planet të shkëlqyer, i pajisur me këtë fuqi tq mrekullueshme për të krijuar jetën tënde!Nuk ka kufij për ato që mund të krijosh për Veten, sepse aftësia jote për të menduar është e pafundme.Por nuk mund të krijosh jetën e të tjerëve, nuk mund të mendosh për ta;dhe nëse përpiqesh t`u imponosh të tjerëve mendimet e tua, vetëm do të tërheqësh forca të ngjashme drejt Teje.Prandaj, lëri të tjerët të krijojnë jetën që duan.
Rhonda Byrne

Ka mjaftueshëm për të gjithë.Nëse e beson, nëse e sheh,nëse vepron me këtë bindje, ajo do të shfaqet.Kjo është e vërteta.
Michael Bernard Beckwith

‘’Nëse të mungon diçka, nëse ke rënë pre e varfërisë apo sëmundjes, kjo ndodh vetëm sepse nuk e beson ose nuk e kupton fuqinë që ke.Nuk është çështja se çfarë të jep Universi.Ai u ofron gjithçka të gjithëve – nuk ka njëanshmëri.’’
Robert  Collier

Universi, nëpërmjet ligjit të tërheqjes, u ofron të gjitha gjërat të gjithë njerëzve.Ti ke aftësinë të zgjedhësh se çfarë do të përjetosh.A do që të ketë mjaftueshëm për ty dhe për të gjithë të tjerët?Atëherë zgjidhe këtë dhe dije se ‘’ ka bollëk për të gjithë”.Se ‘’ka rezerva të pafundme.’’ ‘’Ka shumë madhështi.’’ Gjithkush prej nesh ka aftësinë të lidhet me këto rezerva të padukshme e të pafundme nëpërmjet mendimeve dhe ndjenjave tona, si dhe për t`i tërhequr ato në përvojën tonë.Prandaj zgjidh veten Tënde, sepse je i vetmi që mund ta bësh.
Rhonda Byrne

Gjithçka që do -  gjithë gëzimi, dashuria, bollëku, mirëqenia, lumturia – është aty, gati që ta kapësh.Dhe duhet të jesh i uritur për të.Duhet t`ia vësh qëllim vetes.Dhe kur ia vë qëllim vetes dhe dëshiron diçka me një dëshirë të zjarrtë, Universi do të të  japë çdo gjë që ke pritur.Bëhu i vetëdijshëm për gjërat e bukura e të mrekullueshme që të rrethojnë dhe bekoji e lëvdoi ato.Nga ana tjetër, mos harxho energji duke fajësuar apo duke u ankuar për gjërat që nuk funksionojnë ashtu si do ti.Përqafo gjithçka që dëshiron të kesh dhe që të tërheqësh më shumë.
Lisa Nichols

Lëvdimi dhe bekimi shërbejnë negativitetin, kështu që lëvdoji dhe bekoi armiqtë e tu.Nëse i mallkon ata, mallkimi do të kthehet që të të bëjë dëm ty.Nëse i lëvdon dhe i bekon, do të shpërbësh gjithë negativitetin dhe mosmarrveshjet, ndërsa dashuria e lëvdimit dhe bekimit do të të kthehet ty.Kur lavdëron dhe bekon, e ndien veten të zhvendosur në një frekuencë të rë, ku përjeton ndjesi pozitive.
Rhonda Byrne

Pjesa më e madhe e lidërve në të shkuarën kanë humbur pjesën më të rëndësishme të Sekretit, që është delegimi i fuqive dhe përcimi i tyre tek të tjerët.
Ky është çasti historik më i mirë për të jetuar.Është hera e parë që kemi pasur fuqinë për të fituar dije në majë të gishtave.
Dr.Denis Waitley

Asaj që i bën rezistencë, ti e tërheq, sepse je përqendruar fort në të me emocionet e tua.Për të ndryshuar çfarëdo gjëje, duhet të hysh brenda vetes e të emetosh një sinjal të ri me mendimet dhe ndjenjat e tua.
Rhonda Byrne

Nuk mund ta ndihmosh botën nëse përqendrohesh te gjërat negative.Pra, nëse përqendrohesh te ngjarjet negative të botës, jo vetëm që i shton ato, por edhe sjell më shumë gjëra negative në jetën tënde.
Rhonda Byrne

Në vend që të përqendrohesh te problemet e botës, kushtoja vëmendjen dhe energjitë besimit, dashurisë, bollëkut, shkollimit dhe paqes.
Rhonda Byrne

Nuk do të na mbarojnë kurrë gjërat e mira, sepse ka me bollëk për të gjithë.Jeta është bërë për të qenë e bollshme.
Rhonda Byrne

Ti ke aftësinë që të lidhesh me rezervat e pafundme nëpërmjet mendimeve dhe ndjenjave të tua, si dhe t`i tërheqësh ato në përvojën tënde.
Rhonda Byrne

Lëvdo dhe beko gjithçka në botë dhe kështu do të shpërbësh negativitetin dhe mosmarrveshjet duke u futur në frekuencën më të lartë – atë të dashurisë.
Rhonda Byrne

Nga libri “Sekreti”
I pergatiti per botim:
Dezdemona Marku

 ·  · Share · Delete
    • Faik Idrizi ju lutem me ndihmoni ku mund ta blej kete liber
      Jam nga GOSTIVARI
      Flm
      Yesterday at 04:28 ·  ·  1 person · 
    • Fred Marku Nuk e kam lexuar por ja vletka
      Yesterday at 07:01 via Facebook Mobile ·  · 
    • Gramos B. Kamberi eshte libri ma i vlefshem qe kam lexu dej tash..........!!!!
      Yesterday at 08:10 ·  ·  1 person · 
    • Enkeleda Zani Dua ta lexoj edhe une...SUPER LIKE
      Yesterday at 08:19 via Facebook Mobile ·  · 
    • Bardhyl Maliqi Ide interesante, por te njohura. lexoni psh. Yor erroneus zones (Zonat e gabimeve tuaja) te Dr. Wayne W. Dyer
      Yesterday at 08:28 ·  ·  1 person · 
    • Ambri Pelinku Libri eshte i mrekullueshem,te krijon shum besim ne vetvete ,se mund te arrish gjera me mjete qe si ke njohur me par dhe qe se ke ditur qe i ke pasur gjithmon ne dor...
      Yesterday at 08:36 ·  · 
    • Albana Mustafaraj ne cilen librari gjendet ne tirane??
      Yesterday at 09:46 ·  · 
    • Mira Vataj kete liber po e lexoi,dhe sinqerisht ja u rekomandoj te gjitheve,eshte terapi e mirefillte shpiterore. Te gjithe ne qeniet njerezore jemi personazhet kryesore ne jeten tone,e keshtu ne e kemi vete ne dore,qe te mund te zgjedhim nese duam te jemi ai i Miri apo i Keqi.. "E gjithe fuqi vjen nga brenda,prandaj eshte nen kontrollin tone" Robert Gollier,pjese nga Sekreti.
      Yesterday at 10:17 via Facebook Mobile ·  · 
    • Burbuqe Skenderi Mustafa E kam lexuar ,dhe po e rilexoje gati cdo dite ,ju preferoj
      Yesterday at 14:05 ·  · 
    • Norvina Buzo 
      http://www.youtube.com/watch?v=_b1GKGWJbE8
      kjo eshte nje permbledhje e shkurter e nje pjeseje te librit.
      pak a shume ne konkluzionet e linbrit ka arritur gjithkush qe e ka pyetur veten " perse". por sigurisht qe ka nje force shume karizmatike dhe te ngre lart ndjesine e te qenurit mire me veten.
      Yesterday at 16:24 ·  · 
    • Norvina Buzo pasues i librit " the secret" eshte libri tjeter, ' the power' i po te njejtes shkrimatareje, me po te njejten fryme optimizmi dhe ngritjes lart te mirqenies shpirterore.
      Yesterday at 16:28 ·  · 
Home item

Më të lexuarat