Shakespeare, njeriu dhe pena e tij

Nga The Economist 


James Shapiro shkon pas gjurmëve të librit të tij të mëparshëm mbi dramaturgun William Shakespeare, “1599”, i cili është botuar në vitin 2005, me një temë të pazakontë: një hetim mbi atë se a ka qenë Shakespeare ai që i ka shkruar veprat.




Shumica e Shekspirianëve qëndrojnë mënjanë kësaj. Por me sa duket pohimet e Francis Bacon, Edward de Vere dhe Christopher Marlowe, midis të tjerëve, janë në rritje. Një oreks për teoritë e komplotit, të kombinuara me një thirrje për “ekuilibër” nga disa sektorë të akademisë dhe rritjen e internetit i kanë dhënë kësaj një jetë të re. Audienca të respektuara janë kthyer për të dëgjuar ligjërata mbi këtë. Kontradikta madje mësohet edhe në nivel universitar. “Çfarë ndryshimi bën fakti se kush i ka shkruar dramat?” e ka pyetur dikush autorin. Zotëri Shapiro mendon se ka shumë rëndësi dhe kah fundi i këtij libri, lexuesit e tij do të mendojnë të njëjtën gjë. 

Kontradikta e autorësisë kthen dy gjëra: snobizmin dhe supozimin se, në një mënyrë të drejtpërdrejtë, ti je çfarë shkruan. Si mundet një djalë i paarsimuar nga katundi, vazhdon argumenti, të kuptojë mbretërit dhe oborrtarët, çështjet e shtetit, filozofinë, ligjin, muzikën? Edhe më keq, si mundet një materialist fajdexhi, pronar tokash, që shfaqet nga copëzat e dokumentuara, të jetë i njëjti njëri si poeti i dramave? Shumica e kanë tundur kokën ndaj vulgaritetit të dukshëm të kësaj, midis të cilëve Mark Twain, Helen Keller, Henry James, vëllai i tij William dhe Sigmund Freud.

Z. Shapiro ngacmon paragjykimet kulturore, njollat e errëta historike dhe mbi të gjitha anakronizmin e pandarë në këto pyetje. Askush para fundit të shekullit 18 nuk i ka shtruar këto pyetje, apo të ketë lexuar dramat apo sonetet për depërtim biografik. Askush madje nuk është shqetësuar të përpunojë një kronologji për ta. Ideja që veprat e letërsisë mbajnë të dhëna personale, apo që të shkruarit është shprehje dhe eksplorim i vetes, është një fenomen relativisht i kohëve të fundit. 

Kapitujt qendror të librit të Z. Shapiro përqendrohen në shekujt 19 dhe 20, kur filloi kërkimi për pretendues alternativ. Dy personazhet kryesore në tregimin e tij janë Delia Bacon, e cila në vitin 1857 e ka avancuar filozofin e renesancës Francis Bacon; dhe J.T. Looney, i cili në vitin 1920 propozoi një oborrtar elizabetian, Edward de Vere, Kont i Oksfordit. Z. Shapiro i merr të dy seriozisht, duke i ndjekur me durim jetët e tyre dhe duke i kontekstualizuar idetë e tyre. Nuk është rastësi që në kohën kur Delia Bacon u fut në shesh, Shakespeare bëhet pothuajse një zot në imagjinatën publike. Të dy, ajo dhe Looney kanë zhvilluar teoritë e tyre në frymën e dyshimit religjioz dhe në grahmat e krizave të tyre personale. 

“Contested Will” është i mbushur me jetë, tregime dhe argumente. Është gjithashtu argëtues. Kërkimi për pretenduesin e vërtetë i ka bërë njerëzit të marrë. Këtu janë sekretet dhe kodet, një makinë e zhvilluar për thyerjen e kodeve, një obsesion me varre dhe aventura të çmendura për të gjetur dorëshkrimet e humbura. Një njeri ka kaluar muaj të tërë duke peshkuar në lumin Severn. Vet Z. Shapiro është kthyer në detektiv, duke vënë në dukje si mashtruese një pjesë të dëshmisë që për shumë kohë është menduar të ketë qenë e vërtetë – një rreng më shumë në historinë e gjatë të gjuetisë së patave të egra shekspiriane. 

Kapitulli i fundit është kthim në gjendje normale: një mbrojtje e shkëlqyer e njeriut nga Stratfordi. Pjesë pas pjese, Z. Shapiro ndërton situatën – dëshmitarët bashkëkohorë, gjurmët e lëna nga shtëpitë botuese dhe ushtrimet teatrore, mijëra detaje që tregojnë, veçmas çdo gjëje tjetër, se sa e panevojshme ka qenë e tërë rrëmuja. Shakespeare që shfaqet është edhe i thjeshtë edhe misterioz: njeri i teatrit, i cili ka lexuar, ka studiuar, ka dëgjuar dhe ka mbajtur në mend. Përtej kësaj është imagjinata. Në esencë, për këtë edhe është libri. 

Reblog this post [with Zemanta]