Loading...

NJË POETE SHKODRANE

Nga EDUARD M. DILO





Shkodres nje nga qytetet tane  historik  me nje kulture te lashte, nuk i kane munguar kurre njerzit e shquar ne c’do fushe te jetes. Jane te njohur ata qe   Shkodra loce i ka falur Shqiperise. 

Flasim per Shkodren dhe ndermend na vine  kenget e bukura, ku do te permend “Lule Bore” qe eshte nje perle e vertete.  Po  “Karajfilat qe ka Shkodra”, qe kane nje ere te dallueshme nga gjithe karajfilat e tjere, a mundet t'i leme pa permendur... ?

 Nje poete  me vargje te embla,  eshte dhe poetja Sadete Juka, Nena e studjueses Erudite, Safete Sofia Juka , e cila ka botuar librin  "DY TRI FJALE I KAM RRESHTUE"-( ne mergim, New York, 1983 ), liber me  vlere edukative.



Sa bukur, sa thjesht i ka thurur vargjet.

E kane vleresuar shume kete liber,nder ta po permend : Prof. Nexhat Peshkepia, Dr. Jani Dilo;  gazetari i mirenjohur ne atdhe dhe ne mergim Z. Xhevat Kallajxhiu ish Editor i “Diellit”;  Zef Pashko Deda - Editor i Gazetes "Atdheu";  Dr. Rexhep Krasniqi;  Studjuesi Anesti Andrea ;Dr. Oreste Dilo;  Studjuesi Idriz Lamaj ; Pater Nargaj ; Mon Sinjor Zef  Oroshi;  Shefki Miraku; Dr. Halim  Begeja; Ing. Vasil Germenji , etj.

Jane vargje , qe i thurte aty per aty dhe me thjeshtesine qe e karakterizonte, i recitonte ashtu e qeshur dhe e gezuar si ish perhere.

"Vjershat e saj edhe ne mos u permbahen rregullave dhe teknikes se poezise, - thekson Z. Kallajxhi  tek "DIELLI",jane te thjeshta e te embla, sepse shkruhen me artin e afshit te shpirtit , qe eshte arti me i mire. Ata qe do ti lexojne do te vene re se Zonja Juka , ne thurjen e vjershave frymezohet nga ndjenja e thelle humane, si dhe nga ndjenja prekese e se mires dhe e se bukures".

Vargjet e saj shkruar ne nje gegenishte qe eshte per t'u admiruar, jane teper terheqes.


EDHE SHEJT SIKUR TE JESHE
                     ***
 Derisa njeriu punon me ndergjegje,
 integritet e miresi, kritikat e te tjereve
 s’duhet kurrt’a merzisin,as te ja ndalin hovin ne jete.
C’ka thojne tjeret kurr mos mendoni
Punen t’uej gjithmone shiqoni.
S’duhet me pase as mend as dije,
Me i shkue te tjereve per fije.
Edhe Shejt sikur te jeshe.
Gjithmone kritika do te keshe.


MALLE PER ATDHEUN T’EM
                   ***
Prane dritares po rrijsha nji dite .
M’u kujtue Shqipnija.Shkodra-
qyteti jem , fminija, rinidja e shume
 gjana te tjera te cilat , kur je ne vjeshten
 e jetes , gjithnji e ma teper te sjellen
  neper mend.
.
Vendi i jem i dashtun, sa mall kam un per ty!
N’dhe t’huej u plaka; a kam me t’pa me sy?
Gjithcka me kujtohet , edhe kur ishe fmi.
I sjelli neper mend , i shof nji nga nji.
Ah Zot, ah Zot ahe!
Sikur te kishe krahe
Me muejt me future
E ne Shqipni me shkue…
Atje ku kam le e atje ku jam rrite.
Ku lojshe me shoqe e n’shkolle shkojshe perdite.
Shoqet fort i dojshe dhe ato me dojshin ,
Kur delshim prej shkolle , der ne shpi
   m’shoqnojshin…
Po ndalem, jane  t’ kalueme.
Por, pse shpesh here ,
M’kande me i permende
Me vedi e me tjere?
Shum, shum kohe s’kam lajm as leter prej gjindve
    t’mij.
Valle ku jane? Si jane? A jane gjindet e mij?
Te lutem o Zot, vendin tone m’e bekue,
Zemrat e gjith shqiptarve ne Ty m’i bashkue.



          SMIRQARIT
                 ***
Sa keq  m’ vjen per smirqarin’ e shkrete!
Zemra e tij kurr  s’asht e qete.
Dhe miljona ai me pase
Gjithmone i mjeri asht tue plase.
S’mundet nji here ma me pa mire,
Zoti ne te paste meshire!


FRIGACAKU
      ***
O i shkreti frigacak
Gjithmone rrin tue  ba marak,
Edhe nji gzim kur e ka
Prej friget nuk din m’e pa.


KUR JE I LODHUN
              ***
Edhe ne kjofte se i lodhun je,
Thuej vedit se kurrgja s’ke,
Due me u cue , due me dale,
Ne mos shpejt, ngadale, ngadale.



ORA
                        ***
Ne mjes heret cohem e kam zakon me kqyre oren.  
Nji dite me mbeten syte te ato gjylpana te holla qe sjellen rreth e qark numrave:
Tik-tak, tik-tak. Ndejta disa minuta e tretun ne mendime. Mandej me erdhen kto fjale:
Tik tak ora vazhdon,
Kallxon kohen qe kalon.
Dit’ e jave , muej e vjete,
Sa me shpejt kalon kjo jete!
Ma shum idhnime se g’zime,
Me plot vuajtje e trishtime,
Kena shpresen qe na forcon
Here mbas here na ngushllon.
A ka njerine ket jete,
Q’asnji vuejtje mos te kete?
Nuk jane vuejtjet vec per t’ mjere,
Jan’ edhe per milionere.
Lum ata qe kane durim,
Me c’ka kane dijne me gjete gzim.
Zoti t’gjithve na ndihmofte;
Cka s’dishrojme ne mos na çofte!

SHPIJA NE TIRANE
             ***
Kam ndigjue se shpija jone n’Shqipni
Asht ba Institut per t’Reja e t’Ri,
Ky lajm zemren m’a ka mbushe me gezim.
Me gjithse larg jam ne mergim.
N’at shtepi asht prite me ndere
Cdo i vuejtum qe ka trokite ne dere,
E sidomos per t’vorfen e te mjere,
Ajo ka kene e hapur perhere.
T’Rij e t’Reja, po due me ju thane,
Bekimin t’em ju a kam dhane,
Njeni tjetrin ndihmonje gjithmone.
Per te miren e Atdheut t’one.


“VAZHDOFTE ME U BA E MIRA N’ AT SHPI TE BEKUME”- thonte Zonja Juka sa here mendonte te shtepia. Kur ndegjoi se e kishin bere shtepi pionieri, shprehi fjalet qe vijojne kujton vajza e saj Zonja. Lume .
Ne to pasqyrohet madheshtia e shpirtit te saj.


Home item

Më të lexuarat