Ide/Ringjallja e Gazetarisë së letrës merr shpresë tek Viti i Tigrit

  Nga Mario Calabresi

Viti i oportunitetit për gazetarinë ka filluar me pothuajse katër muaj me vonesë: 27 janar. Në atë ditë bosi i kompanisë elektronike “Apple” Steve Jobs ka zbuluar pllakën e tij digjitale, ishte një mjet midis kompjuterit dhe telefonit që merr emrin iPad, duke sinjalizuar një rrugë të mundshme për informacionin e së ardhmes. Si për ekonominë, edhe për gazetat me 2009 ankthet më të këqija janë bërë realitet: rënia e reklamave, ulja e
lexuesve, falimentime dhe ulje të organikës. Shumë sentenca të vdekjes së gazetarisë, të letrës dhe të profesionit të këtij që shkruan këto radhë janë prononcuar në muajt e fundit: jam i bindur se nuk janë dashamirëse dhe të gabuara, ashtu siç mendoj se iPad nuk do të jetë një zgjidhje për të gjitha problemet. Por gjenia e Steve Jobs ka pasur edhe njëherë më shumë meritën thelbësore, atë të vendosjes në qarkullim të shpresës, të kreativitetit dhe të dëshirës për të folur për të ardhmen.
Çdo krizë të shtyn të ri-mendohesh, të vësh mënjanë “siguritë” dhe të kultivosh dyshime: kjo sigurisht është e dhimbshme, por edhe tërheqëse në një botë sot, të paktën në oksident, ka një lumë diskutimesh mbi të pritshmen e informacionit që nuk ka krahasime as një stinë të së kaluarës. Sapo mbarova së lexuari një libër që do dalë në treg sot, e kanë shkruar dy gazetarë që kanë ndjekur nga afër, për disa vite, shkriftimin e të përditshmeve amerikane. Për shumë kohë më është dhënë rasti t’i takojë në SHBA të përpjekë një hetim të ankthshëm për të ardhmen e shtypit të shkruar. Nuk bënin gjë tjetër veçse të pyesin dhe të hetonin sesi do të përfundonte kjo mesele. Nuk e dija që po përgatisnin një libër, por isha i prekur nga pasioni që kishin për të ndjekur çdo indicie ose mundësi të daljes nga kriza dhe kështu i përdora si të ishin termometra për të matur temperaturën e profesionit tonë. Massimo Gaggi një i dërguar i gazetës më të madhe italiane “Corriere della Sera” në Nju Jork, dhe Marco Bardazzi i ANSA (agjencisë telegrafike italiane) që ishte në Uashington, për të ardhur pastaj për të punuar me ne në La Stampa. Dy gazetarë, katër duar ka shkruar një libër me titullin “L’ultima notizia - Lajmi i Fundit” për shtëpinë botuese “Rizzoli”, dhe kanë meritën e parë aftësinë për të fotografuar një fenomen që deri pak më parë ishte i njohur vetëm në fragmente dhe ishte e nevojshme të ri-kompozohej: kriza e “perandorive të letrës”, zbulimi epokal i revolucionit digjital po e përçon në jetën e tonë, mundësinë që të lindin modalitete të reja për të rrëfyer historitë e botës, mënyra të reja të leximit, modalitete të reja të mësimit. Mund të gjendemi në një moment historik, thonë me arsye të forta, që e ardhmja do të shikohet si fundi i një rruge shekullore të nisur nga Gutembergu, dhe fillimi i një risie. Dy gazetarët Gaggi dhe Bardazzi megjithëse nuk janë joshur nga “risia e radhës” në emër të së cilës gjithçka e tanishme është për t’u hedhur, as bëjnë një mbrojtje sterile të kategorisë dhe traditës ku ata bëjnë pjesë, por kanë bërë një investigim-hetim gazetaresk, por edhe për të demonstruar metodën të rrëfimit të realitetit të zhvilluar gjatë 150 viteve gazetari ka vlerën e saj.
Duke lexuar rrëfimin e tyre, deskriptimin të evolucionit të internetit, të ditarëve-blog, të mijërave bajte të informacionit të specializuar dhe të “rrjeteve sociale”, të sajteve ku i bëjnë shoqëri njëri-tjetrit dhe shkëmbejnë në kohë reale fjalë dhe imazhe, del më qartësi sesi bota në të cilën jetojmë është e karakterizuar nga një zhurmë në sfond. Në fragmentimin kaotik dhe në detin e mesazheve në të cilën jemi të mbytur – mendoj – se ka akoma dëshirë për të pasur një thellim më të madh të lajmit, të çelësave të leximit dhe të kontekstit. Njerëzit do të vazhdojnë të kenë nevojë për informacione mbi të cilët të kenë besim për të vendosur çdo ditë, nga puna deri në investime, nga shëndeti në edukimin e fëmijëve. Kjo nuk do të thotë të mendosh që gazetarët të jenë depozita të së vërtetës, por për të njohur – megjithë kufijtë që kanë – redaksitë “tradicionale” janë vende ku zhvillohet një rrëfim i përbashkët i shoqërisë. Nëse zhduken, nëse zhduket gazetaria, është në rrezik demokracia vetë. Mund të duket një deklaratë e ekzagjeruar sepse rrjeti digjital duket më shumë i karakterizuar nga një transparencë dhe të një hapje ndaj botës: një shtëpi prej xhami ku mund të shohin të gjithë. “por shtëpia prej xhami – na theksojnë dy gazetarët Gaggi dhe Bardazzi - është akoma shumë e brishtë, sepse jetojnë një epokë ku profesionistët e manipulimit të opinionit publik janë të paguar më mirë se ato që bëjnë investigime gazetareske”. Dhe për të afirmuar se të përditshmet mund të kenë akoma një rol të qenit të kufirit (për të ruajtur demokracinë) mjafton të rrëfesh që deputetet e një qyteteve të SHBA-ve në të cilën nuk ka asnjë gazetë lokale janë ato më të mungojnë më shumë në mbledhje.
Por në momentin në të cilën gjendemi dhe të ri-mendojmë informacionin e së ardhmes, trë fushat ku mund të shpërndahet, duhet të bëjmë përpara të gjitha llogaritë me idenë e përhapur që informacioni duhet të jetë falas, gratis. Në shumë lexues, mbi të gjitha të rinjtë janë rritur me Internetin dhe me “free press” - gazeta falas - mungon perceptimi se në bazë të gjithë zinxhirit të ushqimit të ekosistemit të informacionit nevojitet një “plankton” që dikush duhet të prodhojë, përndryshe i gjithë sistemi ngordh. Një studimi i kompanisë “Pew Research Center” të bërë publik kur libri ishte tashmë shkruar, tregon që 95 % e informacionit që qarkullon në të gjitha  mediet, po ashtu në internete apo blog-ditarë, ka origjinën nga shtypi i shkruar: pra “gazetat e vjetra” janë akoma burimi më i rëndësishme të të gjithë lajmeve. Nëse nesër të gjithë gazetarët të botës do të bënin grevë – ashtu siç kërcënojnë të bëjnë emigrantët për të treguar peshën e punës së tyre – në një çast të vetëm rrjeti dhe bota nuk do të dinin më çfarë të diskutonin, ndoshta do të diskutonin grevën e gazetarëve.
Kështu, është teza e gazetarëve italianë Gaggi dhe Bardazzi, pra do të duhet të mësohemi me idenë, që në një të ardhme të largët, të paguajmë një “taksë për lajmet” në fund të muajit, siç jemi mësuar të paguajmë atë të telefonit ose të televizionit satelitor (që përpara as nuk e ekzistonin) sepse është njohur nevoja. Do të notojmë në një informacion digjital me një lejekalimi, pa u ndalur stopeve. Ose në platforma digjitale inteligjente si për shembull pllakës iPad. Por  duhet të presupozojmë që cilësia e informacionit ka një kosto. Unë nuk janë i bindur që lajmet në internet thjesht mund të paguhen, sepse që të ndodhë ajo duhet të krijojmë një informacion me të vërtetë multi-medial që di të marrë sëbashku
thellësinë dhe saktësinë të shkrimit me grafikën, video dhe audio. Për të mbijetuar duhet të kemi parasysh tre rregulla të Web-it: ndarja me të tjetër, komunitet, dhe bashkëbisedim” dhe duke ditur të hapesh çdo ditë e më shumë. Këtyre rregullave gazetaria duhet t’u përgjigje me 3 përgjegjësi “thelbi, besueshmëria,
kreativiteti”,
Po kjo letër që ti lexues po shijon? Nuk do të zhduket, me një pakt që të jetë e aftë të në bindë. Për ta bërë këtë duhet të ndalë ndjekjen që i bën televizionit argëtues ose shpejtësinë e rrjetit dhe të japë një kuptim asaj që ndodh çdo ditë, duke marrë të drejtën për të vazhduar të jetë një person i familjes.

Mario Calabresi është gazetar, Drejtor i gazetës konservatore italiane “La Stampa”, e themeluar në vitin 1867. 
Përgatiti L.Lita