Loading...

“Teknikat themelore të shkrimit” të Dr. Vehbi Miftarit, një libër i rëndësishëm për gazetarinë

Nga Nazmi Lukaj



Çfarë nënkupton një tekst? Cila
është natyra e shkrimit dhe në
ç’forma paraqitet ai? Si mund të
dallohet një tekst autoreferencial
ose analizues nga një tekst i cili
rreket të raportojë për një ngjarje
ose një fenomen? Dhe a mund ta
përcaktojë përqëndrimi autorial
edhe zhanrin e përdorur? A ekziston
farë dallimi ndërmjet tekstit si
interpretues i fenomeneve dhe
tekstit? Çfarë nënkupton sot teoria e
shkrimit me një tekst jofiktiv pjesëmarrjen
creative? A është edhe ai
vetëm produkt i imagjinatës, apo
duhet të mbështetet eksluzivisht në
fakte dhe t’i interpretojë ato? Janë
gjitha këto pyetje të shtruara në
librin “Teknikat themelore të shkrimit”
të Dr. Vehbi Miftarit, publicist i
mirënjohur dhe profesor i Universitetit
të Kosovës. Në të gjitha pyetjet
e shtruara, jep argumente të
bollshme në përgjigjet që kërkojnë
ato, argumente që e bëjnë librin
“Teknikat e shkrimit” një nga sprovat
më serioze të studimit të fenomeneve
të gazetarisë.
Libri përmban pesë kapituj: Hyrje
në teknikat e shkrimit, Procesi i
shkrimit, Struktura e tekstit, Srtruktura
gjuhësore e tij dhe Tipat e tekstit.
Lajmi, raporti, editoriali, analiza dhe
kolumnia janë zbërthyer deri në
detajet më të imta.“Përgjithësisht,
kuptimi i tekstit mund të përmblidhet
me një fjali: teksti gazetaresk
është ai i cili synon ta japë një
përgjigje në një pyetje themelore”,
thotë autori. Kjo përgjigje themelore
është baza mbështetëse, ose
pikëreferimi i të gjitha zhanreve
gazetareske. “Ta shkruash një
tekst-sqaron Vehbi Miftari- do të
thotë të përpiqesh ta analizosh deri
në detaje një fenomen ose një
ngjarje dhe të përpiqesh ta japësh
një përgjigje për to, duke respektuar
specifitetin e saj”. Në këtë
kuptim, me plot të drejtë, arsyeton
se tekst i vlefshëm do të jetë vetëm
ai i cili, në trajtë të kërkimit të
përgjigjes së mundshme, ofron
më shumë argumente për tezën e
shtruar. Dhe merr si shembull një
lajm Këtë e argumenton menjëherë,
duke e marrë si shembull
një shkrim nga një gazetë ditore.
Praktika gazetareske krijon
mundësi që ndonjëherë teksti ta
kërkojë përgjigjen në një pyetje, e
cila përkufizohet si një pyetje
retorike, pyetje e cila vihet në krye të
tekstit. Shembulli që jep në kërkim
të argumentimit të kësaj është
tepër praktik: Deri në fund të vitit të
ardhshëm parashihet të privatizohen
KEK-u, Aeroporti dhe PTK-ja.
Qeveria do t’i shesë kompanitë
publike, por me çfarë çmimi?
Më pas, vazhdon teksti që
kërkon përgjigjen themelore të
pyetjes së shtruar. Edhe për Dr.
Vehbi Miftarin “leximi është
parakusht për një shkrim të
suksesshëm”. Një artikull i mirë
është domosdoshmërisht i
paraprirë nga një lexim i
kujdesshëm. Madje, shumë
studiues mendojnë se leximi
përbën komponentën më të
rëndësishme dhe se ai është
çelës për sukses. Se leximi është
baza për të qenë një gazetar i mirë,
kjo argumentohet edhe në “Hyrje
në gazetari” të Dr. Milazim Krasniqit.
Sipas Krasniqit, shumë gazetarë të
RTK-së janë dërguar në trajnime
edhe jashtë vendit. Atyre u kanë
ligjëruar edhe gazetarët më të
njohur ndërkombëtarë, por, meqë
nuk kanë lexuar literaturë të
ndryshme, pak janë avancuar në
stilin e të shkruarit. Ata, pra, skemat
e të shkruarit gazetaresk, i kanë
mësuar, po fjalori i tyre ka vazhduar
të jetë i varfër. Prandaj, kanë mbetur
gazetarë mesatarë. Në njësinë e
kapitullit të parë “Struktura e tekstit”,
Vehbi Miftari shton se “gjatë
bashkëbisedimit, krijohet raporti:
lexues-tekst-autor, i cili është i
pranishëm vazhdimisht në tekst,
por nuk shfaqet në përmasa të
njëjta: ajo që synohet prej lexuesit,
qëllimi i tij duhet të aprovohet prej
tekstit gjatë leximit, sepse vetëm
kështu shprehet qëllimi i autorit,
strategjia implicite e tij, e cila në
nivel të tekstit barazohet me
strategjinë tekstuale”. Këtu shtrohet
çështja e strategjisë mbi
strategjinë e shkrimit.
Në vazhdim, jep edhe këshillën
e tij se çdo autor, para se ta
shkruajë një tekst, duhet ta ketë
parasysh një qëllim: audiencën,
oinionin publik si dhe prirjet e tij.
Meqë shkruan për opinionin publik,
autori, sipas Miftarit, duhet ta pyesë
veten edhe “për gatishmërinë e
lexuesit që të përfshihet aktivisht në
lexim, duke i mbushur ato që
Umberto Eko i quante “hapësira të
bardha”. Te “Natyra e tekstit
gazetaresk”, njësi kjo, po ashtu, e
kapitullit të parë, vend të veçantë i
jep kërkesës esenciale dhe të
drejtës së pakontestueshme të
audiencës që të jetë e informuar.
Mediat (këtu rithekson një fakt)
duhet të sigurojnë që informimi të
jetë i shpejtë, i saktë dhe joanues.
Vehbi Miftari, duke trajtuar
çështje të organizimit të tekstit, jep
shembuj të bollshëm se si ky
organizim e krijon “pikturën e gjerë”
(pamjen e gjerë), e cila do të krijojë
përceptimin e përgjithshëm për
objektin e tij. “Piktura e gjerë”,
argumenton autori, e krijon lidhjen
korrelative mes objektit të tekstit
dhe të dhënave e fakteve të tjera, të
cilat luajnë rol përplotësues në
informim. Se si krijohet kjo “pamje
e gjerë”, jep një shembull përmes
një analize të “Chicago Tribune”, të
huazuar nga një e përditshme
jona, e ajo analizë është “A do të
jetë Krimea shënjestra e radhës e
Rusisë?”. Një këndvështrim i Dr.
Vehbi Miftarit është edhe audienca.
“Një autor i cili dëshiron ta shkruajë
një tekst gazetaresk, është e
domosdoshme ta dijë se cila është
audienca e pritshme e tij”, thotë ky.
Ky libër është një si Shkrim
Akademik, tepër me interes jo
vetëm për studentët e gazetatarisë,
por edhe për gjithë ata që merren
me zhanret e ndryshme të saj.
Prandaj, duke qenë i tillë, pra duke
qenë një sprovë serioze, është libër
bazë për të depërtuar më lehtë në
këtë fushëveprimtari të vështirë. Po
edhe për t’i përsosur teknikat e
shkrimit, teknika të cilat, po u
studiuan mirë, rrjedhimisht
ndikojnë në krijimin e një stili të
lartë, i cili është edhe karakteristikë
e shkrimeve të Vehbi Miftarit, gjë që
e bën nga publicistët më seriozë e
më me stil në Kosovë. Vehbi Miftari,
për t’i argumentuar deri në detaje
trajtesat e shtruara, jep një varg
shembujsh nga autorë të njohur
ndërkombëtarë, dhe jo ata çkado,
por nga pjesa më elitore e gazetarisë.
“Teknikat themelore të shkrimit”
të Vehbi Miftarit duhet të konsiderohet
një libër-referencë për t’u bërë
pjesë e gazetarisë së mirëfilltë…
Home item

Më të lexuarat