Loading...

Carlos FUENTES - Miqesia korret sepse mbillet

Artisti, si percaktim, meson shume shpejt ta duroje vetmine ne emer te krijimit te vepres.
Por, me gjeresisht, eshte vete miqesia ajo qe na detyron jo vetem te njohim kufinjte tane, porse te kuptojme se keta kufinj i ndajme me te tjeret. Jemi miq ne bashkesi: kemi nevoje per njeri-tjetri.
Me te drejte Thoreau-ja thoshte se kishte tri karrige ne shtepi. Nje per vetmine. Tjetren per miqesine. Dhe te treten per shoqerine. Te dish qe je vetem, eshte e kunderta e domosdoshme dhe pasuruese e te dish qe je me miq.
Vetmia nuk eshte e vetmja e kundert e miqesise.
Edhe vdekja eshte po njelloj. Ashtu sic kujtoj benikerisht miqte me te larget te femijerise, po ashtu kam kujtese te perhershme per miqte e vjeter qe tashme u larguan, por edhe per mesuesit e mi.
Brezi im kujton me verecundia (vertetesi) latine dy mesuesit e medhenj te rinise sone. Meksikanin Alfonso Reyes dhe spanjollin Manuel Pedroso.
Dy njerez te ditur qe ishin dhe miqte tane. Mesimdhenia e tyre intelektuale nuk ndahej nga ajo miqesore. Nuk kerkonin adhurim pa kundershtira, si mesuesit e rreme. Kerkonin dhe prisnin rifitimin e vete rinise se tyre ne kembim te fitimit te diturise sone dhe pervojes miqesore te pleqerise se tyre.
Arritem te zbulonim me Reyes-in, nje burre i shkurte dhe rrumbullak, me Pedros-in, i gjalle dhe kockanjar, se miqesi do te thote te rezistosh ne pleqeri apo ne kohe.
Se perhere te duhet te zbulosh me shume se ajo qe ekziston.
Se miqesia korret ngaqe mbillet.
Se askush nuk ben miq, pa bere armiq, porse asnje armik nuk mund ta arrije kurre lartesine e nje miku.
Se miqesia eshte nje forme e maturise.
Miqesia eshte besim. (eshte me e turpshme te mos kesh besim te miqte, sesa t?i genjesh ata, ka shkruar La Rochefoucauld.)
Miqesia, qe te jete e afert, na meson rrugen e respektit dhe te largesise. Ndonese miqesia na lejon te urrejme dhe te duam te njetat gjera.
Keshtu, epokat e jetes maten me gradet e aferise intime qe mbajme pergjate moshes sone. Harrohen miqte e larget ne kohe. Braktisen miqte e rinise qe nuk u rriten me te njejtin ritem si ne. Kerkohen miq me te rinj per te kapur hapin e nje gjallerie qe biologjikisht largohet.
Kerkojme miqte e nje jete te tere dhe nuk kemi c?themi me.
Shohim renien e miqve te vjeter dhe te dashur, te cilet nuk i rinjohim me ose nuk na rinjohin me.
Por kur mosha largohet, kete e ben vetem sepse eshte duke na pritur.
Ne lindje zene te xixellojne serish dritezat e rinise se pare.
Ne mes ndoshta te nje mjegulle te larget, kujtojme aferite. Zbulojme se bashku ate qe ekziston, rifitojme rinine, behemi serish bande, grup, lagje, skuader, gang.
Nisim serish te korrim pasione dhe te nenshtrojme nenkryerje.
Dhe veshtrojme me mall ore t antike te miqesise, sikur te mos kishin ekzistuar kurre...

Perktheu Mira Meksi
Home item

Më të lexuarat